-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Ishte 44 vjeç: Vret veten kuzhinieri më i mirë në botë

Më të lexuarat

Shefi Benoit Violier, restoranti zviceran i të cilit u shpall më i miri në botë në dhjetor, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij.
Sipas BBC, Violier, 44 vjeç, drejtonte “Restaurant de l’Hotel de Ville”, pranë Lozanës.
Restoranti fitoi tre yjet Michelin dhe u shpall më i mirë në renditjen franceze “La Liste”.
Policia thotë se Violier, që ka lindur në Francë, duket se ka vrarë veten.
Vdekja e tij vjen pak muaj pas vdekjes së këshilltarit dhe paraardhësit të tij, Philippe Rochat.
Sipas biografisë së tij, Violier u rrit në një familje me shtatë fëmijë në perëndim të Francës.
Pasioni i tij për gastronominë u frymëzua nga mamaja në moshë të re, ndërkohë që pasionin për gjuetinë, konjakun dhe verën e mori nga babai.
Kuzhinieri zviceran, Fredy Girardet, që ka marrë po ashtu tre yje Michelin, tha se ka mbetur i shokuar.
“Ai ishte një njeri brilant. Kaq i talentuar dhe kaq me kapacitet. Të jepte përshtypjen sikur ishte perfekt”.
Duke marrë çmimin e kuzhinierit më të mirë, ai pati deklaruar: “Asgjë nuk është përfundimtare, gjithçka duhet përsëritur çdo ditë”.
Çmimet në restorantin e tij nisnin nga 191 dollarë për një mëny të shpejtë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit