0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Daesh-i fëmiu i paligjshëm i pushtimit amerikan mbi Irakun

Më të lexuarat

Diplomati algjerian dhe ish delegati special në KB dhe ligën Arabe për Sirinë pohoi që DAESH-i është një fëmijë i paligjshëm i pushtimit amerikan mbi Irakun dhe ndikimit më të madh Iranian në atë shtet.

Ahdar el-Brahimi për radion algjeriane tha: “DAESH-i është organizatë irakiane meqë është më e pranishme në Irak se sa në Siri. Ajo organizatë mund të përshkruhet si një fëmijë i paligjshëm i pushtimit amerikan mbi Irakun dhe ndikimin më të madh Iranian në atë shtet.

“DAESH-i gjithashtu paraqet një pasardhës të El-Kaidës në Irak. Në radhët e saja ka pjesëtarë të policisë irakiane të cilët kanë qenë të pakënaqur me ndikimin negativ të forcave amerikane dhe të cilët nuk e kanë pranuar ndikimin e policisë shiite të cilët janë munduar të kenë ndikim më të madh në territorin e Irakut duke luftuar me sunitët.”

Brahimi gjithashtu theksoi se kjo organizatë (DAESH), të cilën e përshkroi si ‘të dhunshme dhe ekstremiste’, ka vrarë më tepër myslimanë se cili do qoftë grup tjetër dhe se ka vrarë më tepër sunit se sa shiit.

Ai beson se DAESH-i ka fituar forcë ushtarake për shkak se në radhët e saj janë forcat speciale të ish forcave irakiane, gjatë sundimit të Sadam Huseinit. Kjo organizatë ka konfiskuar shumë pajisje ushtarake, veçanërisht gjatë marrjes së Mosulit ku veç tjerash nga bankat ka vjedhur edhe 500 milion $.

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit