Ikni drejt Allahut – Hoxhë Bekir Halimi

Më të lexuarat

Sa herë që zemra jote thyhet, shpresa jote zbehet dhe gjoksi yt ngushtohet, ik te Allahu!

Ibën Muflihu (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Drejtimi i njeriut kah Allahu, të Lartësuar qoftë Ai, për të kërkuar dobi dhe për t’u mbrojtur nga dëmi, është një ilaç që nuk mund ta zëvendësojnë mjekët.”

📚 El-Ādābu esh-Sher’ijje (2/493)

Imam Ibën Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Motoja e njerëzve të lumtur është: të ikësh te Allahu. Ndërsa motoja e njerëzve të mjerë është: të ikësh prej Allahut, e nuk ka vend ku mund të iket prej Tij.”

📚 Bedāi’u et-Tefsīr (3/50)

Shpjegim i shkurtër

Këto fjalë na mësojnë se kur njeriu sprovohet me pikëllim, frikë, ankth apo vështirësi, strehimi i parë dhe më i sigurt duhet të jetë Allahu. Lutja, pendimi, mbështetja tek Ai dhe kërkimi i ndihmës së Tij janë ilaçi më i madh për zemrën.

Kjo nuk do të thotë se Islami na ndalon të marrim shkaqe materiale, si vizita te mjeku apo përdorimi i ilaçeve. Përkundrazi, ato janë të ligjësuara. Por autori thekson se shërimi i zemrës, qetësia e shpirtit dhe largimi i shumë fatkeqësive nuk arrihen vetëm me mjetet materiale; ato vijnë mbi të gjitha duke iu drejtuar Allahut me sinqeritet dhe mbështetje të plotë.

Hoxhë Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit