Sepse kam frikë nga mërzia…!

Më të lexuarat

Ka thënë Ali ibn al-Madini:

Më tha Ahmad ibn Hanbal:

“Do të doja shumë të të shoqëroja për në Mekë, por e vetmja gjë që më pengon është frika se mos të mërzis, ose mos më mërzit ti mua.”

💎 Ka njerëz që i do aq shumë, sa frikësohesh se mos marrëdhënia me ta cenohet qoftë edhe nga një gjë e vogël, si mërzia.

Edhe pse kënaqesh me shoqërinë e tyre dhe me dëgjimin e fjalëve të tyre, prapëseprapë ke frikë se mos bëhesh i rëndë për ta, ose ata bëhen të tillë për ty.

Prandaj zgjedh “privimin vullnetar”: heq dorë me vetëdije nga disa dëshira për t’i takuar apo për të biseduar shpesh me ta, që të mos arrish, pa e kuptuar, në atë pikë ku mërzia fillon të depërtojë ngadalë e në heshtje. Kështu veprojnë zakonisht ndjenjat negative: rriten në mënyrë të qetë, të padukshme dhe pa u vënë re.

Allahu e mëshiroftë Imam Ahmedin! Sa largpamës ishte!

Ai e njihte qëllimin: ruajtjen e shoqërisë së mirë dhe të vazhdueshme. Pastaj kuptoi rrugët nga të cilat mund të hynte dëmi dhe u ruajt prej tyre.

🔅 Edhe ne duhet të marrim shembull nga këta njerëz të urtë e të mençur. Nuk duhet t’i dorëzohemi ritmit të jetës, derisa ai të na rrëmbejë nga vetja jonë ose t’ua rrëmbejë të dashurve tanë praninë tonë.

⛔️ Ruajuni mërzisë dhe shkaktimit të mërzisë tek të tjerët, sepse ajo është një sëmundje e fshehtë dhe një shkatërrues i padukshëm i marrëdhënieve.

Dr. Halid Drejis

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit