Përrallat me iranianë e xhami që Rama u tregoi banorëve të lodhur të Zvërnecit

Më të lexuarat

Atdhetarinë, moralin, drejtësinë e ndershmërinë e muslimanëve që qeverisja e tij kurrë nuk e pati

Në vend që t’u thoshte banorëve të Zvërnecit se ç’kishte bërë ai ose qeveria e tij për të shëruar plagën e madhe sociale të pronës ç’prej kur ka ardhur në pushtet, një gjë që s’e thotë kurrë, pasi ata banorë ishin përballë tij pikërisht për pronën e tyre të pretenduar që i kishte sfilitur gjykatave, Rama zgjodhi paturpësisht t’u tregonte përralla me iranianë që kishin penetruar nëpër disa xhami e që sipas tij kishin hedhur helm dezinformimi.

Duke parë që askush s’ja morri seriozisht kartën e re, atë të irianianëve pas protestave, kishte vendosur siduket që t’i mëshonte me elementin xhami. Jo thjesht një spekullim, por një poshtërsi. Pasi po luan dhe kartën e urrejtjes fetare ndër shqiptarë.

E para, jo për atë por për shqiptarët, pasi dhe ai tashmë po endet turbullueshëm e shfazueshëm në lëminë e padinjitetshme të tij që nuk i beson as vetë ato që thotë, Irani ose iranianët nuk kanë asnjë lidhje me jetën islame në Shqipëri. Zero.

E dyta, jeta islame nuk jeton me gardhe dhe nuk ka asgjë për të fshehur, asgjë konspirative, aq më pak antikombëtare. Mund të thuhet madje se aty besimi është përplot atdhedashuri dhe plot dhimbje me ç’po i ngjet këtij vendi.

Aty thjesht adhurohet Zoti, nga besimtarë që bëjnë jetën e zakonshme të çdo shqiptari. Janë besimtarë që i gjen kudo, në çdo qelizë të shoqërisë, duke dhënë më të mirën e vetes së tyre në emër të Zotit, për një atdhe sa më të denjë në çdo kuptim. Së paku moralisht janë shumë më lart se Edi Rama, si dhe Shqipërinë e duam më shumë se Edi Rama. Më e pakta, po të kishin pushtet, prona njerëzve as nuk do vidhej e as nuk do u cenohej. Për të mos folur që krimi e korrupsioni nuk do mund të gjallonin siç gjallojnë me të në qeverisje.

Muslimanët sot janë njësh me çdo shqiptar të ndershëm, pavarësisht besimit dhe origjinës, në llogoren e parë të shpëtimit të Shqipërisë nga pazaret e ndyra të Ramës me gjenocidistë, ku Jared Kushner është një prej tyre. Dhe me ndihmën e Zotit do e shpëtojnë këtë vend, ashtu siç e shpëtuan nga copëtimi në kohën e errët të prag dhe pas pavarësisë, së bashku dhe me të krishterë patriotë e të ndershëm. Duket sikur janë të dobët, por kanë besimin, moralin dhe drejtësinë si armët më të forta përballë të pabesëve, amoralëve dhe tradhëtarëve, mishëruar në figurën e kryeministrit.

Do vijë një ditë që ai do ketë turp, nëse do jetë gjallë, si dhe ata që e duartrokasin, kur historia t’i vulosë me damkën e tradhëtarëve. Ndërsa muslimanët as e kanë bërë këtë turp e as ka gjasë të ndihen të turpëruar, pasi falë tyre ekziston Shqipëria, të cilën Rama & Co duan ta zhbëjnë për t’ja dhënë në tavë izraelitëve. Nuk është konspiracion, por një flamë që po bëhet çdo ditë e më e qartë.

Zoti e ndihmoftë Shqipërinë për hir të muslimanëve shembullorë që e popullojnë atë, si dhe për hir të të gjithë shqiptarëve të ndershëm që e duan vendin e tyre me pastërtinë që Rama duket se kurrë nuk e ka patur. Ndryshe, nuk mund të dënohej prej në këtë botë me damkën e njeriut me qeverisjen më hajdute në historinë e Shqipërisë. Tani i shtohet dhe ajo “më tradhëtarja”. /tesheshi.com/       

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit