6 jetë të humbura për vetëm 8 ditë – Alarm për sigurinë rrugore në Maqedoninë e Veriut

Më të lexuarat

Brenda vetëm tetë ditëve, në rrugët e Maqedonisë së Veriut janë shuar gjashtë jetë njerëzish në aksidente trafiku, shumica e tyre në rajonin e Shkupit.

Më 22 maj, në autostradën “Nënë Tereza”, një aksident mes një kamioni dhe një automjeti mori jetën e katër personave. Më 28 maj, një 13-vjeçar nga fshati Çerkez i Kumanovës humbi jetën pas përplasjes së trotinetit elektrik dhe automjet. Ndërsa më 29 maj, një 19-vjeçar humbi jetën në një aksident të rëndë në Shkup, ku u përfshinë një veturë dhe dy motoçikleta.

Këto statistika nuk janë thjesht numra. Pas secilit rast qëndron një familje e shkatërruar, ëndrra të ndërprera dhe dhimbje që do të zgjasë përjetë.

Institucionet dhe organet kompetente duhet të veprojnë urgjentisht duke rritur kontrollet në komunikacion, duke identifikuar dhe trajtuar pikat e zeza rrugore, duke përmirësuar infrastrukturën dhe sinjalizimin rrugor, si dhe duke zbatuar politika më efikase për sigurinë në trafik.

Numri i aksidenteve me pasoja fatale është një tregues se ekzistojnë mangësi në disa segmente të sistemit të sigurisë rrugore dhe se nevojiten masa konkrete e të menjëhershme për të parandaluar humbjen e jetëve të tjera..

Çdo pjesëmarrës në komunikacion ka detyrim të respektojë rregullat e trafikut. Shpejtësia e papërshtatshme, tejkalimet e rrezikshme, përdorimi i telefonit gjatë vozitjes, mosrespektimi i sinjalizimit dhe pakujdesia vazhdojnë të jenë ndër faktorët kryesorë që marrin jetë në rrugët tona. Motoçiklistët dhe përdoruesit e trotinetëve elektrikë duhet të përdorin gjithmonë helmetën mbrojtëse, ndërsa të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion duhet të tregojnë përgjegjësi dhe kujdes maksimal në rrugë.

Sot më shumë se kurrë kemi nevoje per
kulturë me te lartë të komunikacionit, kontrolle më efikase institucionale dhe vetëdije më të madhe qytetare.

Çdo aksident mund të parandalohet. Çdo jetë e humbur është një alarm për të gjithë ne.

Të respektojmë rregullat e trafikut, sepse në fund të çdo udhëtimi dikush na pret në shtëpi.

Me respekt, Siguria Rrugore

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit