Ish shefi i Inteligjencës Saudite, Turki el-Fejsal foli për tri agjenda që kërcënojnë rajonin:
E para: agjenda izraelite, e përmbledhur në idenë e “Izraelit të Madh”.
E dyta: agjenda iraniane, e lidhur me besimin për rikthimin e Imamit të fshehur (Imam Mehdiut).
E treta: agjenda e sionizmit të krishterë, që synon të përshpejtojë kthimin e Krishtit sipas interpretimit të tyre fetar.
“Pra, rreziku i zgjerimit dhe rritjes së konfliktit ekziston në këtë moment. Dhe duhet t’i jepet fund kësaj. Fatkeqësisht, nuk mendoj se fushata e bombardimeve që kanë filluar amerikanët dhe izraelitët do t’i japë fund kësaj.
Sipas informacioneve që kam mbledhur nga raportet e publikuara dhe deklaratat e zyrtarëve, iranianët janë mjaft mirë të furnizuar me raketa dhe dronë. Dhe ata janë përgatitur për këtë lloj mundësie, jo vetëm që nga konflikti i fundit në qershor, por edhe më përpara. Pra, ne jemi në një rrugëtim të gjatë, nëse mund të them kështu, jo vetëm nga ana amerikane, por edhe nga ana iraniane.
Ka diçka që duhet ta bëj të qartë, Zonja Amanpour. Ne këtu në rajon po përballemi me dy axhenda, të dyja “katastrofike”. Njëra është izraelite, që është axhenda e Izraelit të Madh. Për këtë ka folur Netanyahu dhe zyrtarë të tjerë izraelitë. Izraeli dëshiron të zgjerohet nga lumi Nil deri në Eufrat.
Dhe tjetra, natyrisht, është axhenda iraniane, që është rikthimi i Imamit të fshehur, i cili u zhduk para rreth shtatë apo tetë shekujsh. Dhe ai do të kthehet për ta bërë botën një vend paqësor dhe për t’u përgatitur për ardhjen e Krishtit.
Axhenda e tretë që po na prek ne, dhe që ka ndikim në Shtetet e Bashkuara dhe në vende të tjera, është axhenda e Sionizmit Kristian. Ata dëshirojnë të shohin rikthimin e Mesisë dhe ekzistenca e Izraelit në teologjinë e tyre është e domosdoshme për ta arritur këtë.
Pra, ne jemi, si të thuash, në mes të këtyre tre axhendave që po punojnë për të zgjeruar vizionin e tyre mbi ne të tjerët. Dhe Mbretëria e Arabisë Saudite, natyrisht, punon me aleatët e saj në Gjirin Arabik për t’u munduar t’i japë fund gjithë kësaj gjakderdhjeje dhe masakre që po ndodh.”
