Dhe vazhdojnë stinët e agresionit ndaj xhamisë Al-Aksa

Më të lexuarat

Prej katër javësh rresht, xhamia Al-Aksa vazhdon të jetë nën kontroll të plotë sigurie nga policia izraelite e pushtimit, e cila tashmë sillet sikur të ishte administrata e saj zyrtare, e autorizuar për të menaxhuar çdo çështje të saj.
Ajo ka filluar ta ndajë xhaminë midis hebrenjve dhe myslimanëve, duke paraprirë çdo “sezon” të ri të agresioneve sioniste me fushata masive sigurie, gjatë të cilave largon me dhunë qindra besimtarë dhe rojtarë nga hapësirat e xhamisë.

Xhamia rrethohet me tri unaza sigurie: e para përreth Qytetit të Vjetër, e dyta në hyrjet e rrugëve që të çojnë drejt saj, dhe e treta në vetë dyert e xhamisë — pa përmendur, sigurisht, murët ndarës dhe postblloqet ushtarake që rrethojnë gjithë Qytetin e Kudsit që në themel.

 

Masa të reja kufizuese dhe shkelje të shtuara

Kohët e fundit, policia e pushtimit ka shtuar masa edhe më të ashpra, duke ndaluar besimtarët dhe rojtarët të afrohen përgjatë rrugës që ndjekin kolonët hebrenj gjatë “sulmeve” të tyre apo edhe në afërsi të saj.
Prania e myslimanëve tashmë është e kufizuar vetëm në oborrin e sipërm të Kupolës së Shkëmbit ose brenda xhamisë el-Kibli, me dyert e saj të mbyllura, gjë që i pengon besimtarët madje edhe të shohin apo të filmojnë kolonët pushtues gjatë hyrjeve të tyre provokuese.

Policia ka detyruar rojat e xhamisë, që i përkasin Vakfit Jordanian, të qëndrojnë nëpër kupola e hapësira të brendshme, duke u ndaluar të afrohen në ndonjë pjesë të rrugës që ndjekin kolonët.
Gjithashtu, ajo përndjek çdo person që përpiqet të dokumentojë sulmet, saqë nuk arrijnë më të publikohen pamje nga rojtarët apo besimtarët e Al-Aksas.

Këto veprime janë përpjekje të dëshpëruara për të fshehur gjurmët e krimeve të vazhdueshme sioniste ndaj xhamisë dhe shenjtërisë së saj.

 

Buletini “Sytë tu drejt Al-Aksas”
Seksioni i Kudsit – Forumi i Dijetarëve të Palestinës

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit