Gjërat e vogla që vlejnë shumë

Më të lexuarat

Paradite kisha disa punë në qytet.
U ktheva në shtëpi pak i lodhur… me dëshirën që të pushoj pak, para se të vinte nata nata e adhurimit, e përkushtimit, në ditët e fundit të Ramazanit.

Kryeva disa punë të vogla, u përgatita për pak qetësi.
Nga dritarja pashë djalin duke ardhur.
U nxitova t’i hap derën, që të mos binte zilen, të mos zgjonte nënën e tij, gruan time, duke besuar se ajo po pushonte pas punëve të paradites.

Dola jashtë dhe i bëra shenjë djalit me dorë —
“Hyr qetë, mos bjerë zilen, mos e zgjo nënën.”
Ai më pa me habi dhe më tha:
“Baba, e di që nëna nuk po fle.”

E pyeta: “Si e di, biri im?”

Ai u përgjigj me qetësi:
“Para pak minutash më mori në telefon. Më tha: hyr qetë në shtëpi, mos e shqetëso babain, se po pushon.”

(Zë që ndalet pak, frymëmarrje e lehtë)

Në atë çast, heshta.
Një buzëqeshje më pushtoi dhe mendova:
Sa shumë domethënie mund të mbajë një gjest i vogël…
Një kujdes i heshtur… një fjalë që s’thuhet, por veprohet.

Kuptova se dashuria nuk matet me fjalë të mëdha,
por me ato gjeste të vogla që lindin nga respekti, nga butësia, nga zemra që kujdeset.

Një imtësirë, do të thoshte dikush.
Por një imtësirë… që flet shumë,
për ata që kanë sy për të parë,
dhe zemër për të kuptuar.

/ Elvedin Peziq/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit