Xheneti i Ibn Tejmijes
Prej fjalëve më të bukura që Ibn Kajjimi – Allahu e mëshiroftë – ka përcjellë për Shejkhul-Islam Ibn Tejmijen gjatë kohës së sprovave dhe burgosjes së tij, janë edhe këto përshkrime madhështore që tregojnë lidhjen e tij të thellë me Allahun dhe gëzimin që gjente në adhurim:
Ai thotë: “E kam dëgjuar (Shejkhul-Islam Ibn Tejmijen) të thotë: ‘Në këtë botë ka një xhenet; kush nuk hyn në të, nuk do të hyjë në Xhenetin e botës tjetër.’
Një herë më tha: ‘Çfarë mund të më bëjnë armiqtë?! Xheneti im dhe kopshti im janë në gjoksin tim; kudo që të shkoj, ato janë me mua dhe nuk më ndahen. Burgimi im është vetmi (halveh), e nëse më vrasin, vrasja ime është shehidllëk, ndërsa dëbimi im nga vendi është ecje nëpër tokë të Allahut.
Gjatë qëndrimit të tij në burgun e Kështjellës (Kal‘ah) më tha: ‘Sikur të jepja sa e gjithë kjo kështjellë ar, nuk do të barazohej me falënderimin për këtë begati,’
ose më ka thënë: ‘Nuk mund t’i shpërblej për të mirën që më sollën përmes asaj që mendonin se po më dëmtonin.’
Një herë më tha: ‘I burgosur është ai që e burgos zemrën e tij nga Zoti, dhe i robëruar është ai që robërohet nga epshet e tij.
Kur e futën në burgun e kështjellës dhe ai hyri brenda mureve të saj, hodhi sytë përreth dhe recitoi fjalën e Allahut të Lartësuar:
﴿فَضُرِبَ بَيْنَهُم بِسُورٍ لَّهُ بَابٌ بَاطِنُهُ فِيهِ الرَّحْمَةُ وَظَاهِرُهُ مِن قِبَلِهِ الْعَذَابُ﴾
(“Mes tyre do të vendoset një mur që ka një derë: brenda saj është mëshira, e nga ana tjetër është dënimi.
Pasha Allahun – thotë Ibn Kajjimi – nuk kam parë kurrë njeri që të ketë patur jetesë më të qetë e më të këndshme sesa ai, përkundër varfërisë, mungesës së sigurisë, burgimit, kërcënimeve dhe trazirave që e rrethonin.
Përkundrazi, ai ishte ndër njerëzit më të gëzuar, më të çiltër në kraharor, më të fortë në zemër dhe më të qetë në shpirt; në fytyrën e tij shkëlqente drita e kënaqësisë ndaj Allahut.”
El-Uâbil es-Sajjib, fq. 110
/Shenime dhe Citime/
