Çdo foshnje lind në natyrën e pastër (fitra), por prindërit e tij e bëjnë atë hebre ose të krishterë

Më të lexuarat

“Çdo foshnje lind në natyrën e pastër (fitra), por prindërit e tij e bëjnë atë hebre ose të krishterë.”

Ibn el-Vezir ka thënë:

Shokët e këqinj ndikojnë dhe veprojnë tek i rrituri njësoj siç ndikojnë dhe veprojnë prindërit tek fëmijët e vegjël.”
Pastaj tha:
“…një (shembull) është edhe historia e Ademit dhe Havasë me shejtanin; Allahu i Lartësuar tha:
”Dhe ai (shejtani) iu betua atyre të dyve se me të vërtetë unë jam këshillues i sinqertë për ju.”, dhe i mashtroi ata me hile.’
Prandaj, i mençuri duhet të jetë i kujdesshëm dhe nuk duhet të ketë besim të tepërt tek mendja dhe zgjuarsia e tij; sepse çiltërsia e Ademit, megjithë afërsinë e tij me Allahun e Lartësuar dhe paralajmërimin e mëparshëm nga Allahu që të ketë kujdes nga shejtani, nuk e ruajti atë nga kurthet e shejtanit.
Për këtë arsye është ligjëruar që të kërkojmë mbrojtje tek Allahu prej tij, dhe kjo tregon se shpëtimi i robit është vetëm duke kërkuar mbrojtje tek Allahu.
Për këtë, Allahu i Lartësuar ka thënë: ”Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje kërkojmë ndihmë.”

Libri “El Emru bil Uzleti fi ahir zaman”, fq. 98.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit