Presidenti serb, Tomislav Nikoliq ka thënë se sulmet ndaj civilëve serbë në Kosovë janë të papranueshme dhe paraqesin provokim nga ana e Prishtinës.
Ai ka shprehur në veçanti shqetësimet për sulmet ndaj serbëve në Gazimestan.
Nikoliq ka dënuar fuqishëm sulmet duke thënë se kjo është përgjegjësi e Prishtinës dhe se sulmet kanë ardhur po ashtu nga ana e Prishtinës, duke thënë se këto sulme nuk i kontribuojnë stabilitetit në rajon dhe paraqesin dhunim të të drejtave njerëzore, raporton B92.
Nikoliq ka thënë se shpreson që komuniteti ndërkombëtar në Kosovë në të ardhmen “do të performojë konform mandatit që i është dhënë nga Serbia dhe të ruajë sigurinë në Kosovë”./Indeksonline/kohaislame