9.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Lirohet i burgosuri i fundit britanik nga burgu i Guantanamos

Më të lexuarat

Sot është liruar i burgosuri i fundit britanik nga burgu i Guantanamos. Babai i katër fëmijëve, Shaker Aamer ka qenë i ndaluar në burgun ushtarak amerikan në Kubë që nga viti 2002, pa asnjë gjyq.
Ai është propozuar për lirimin nga burgu në fund të muajit të kaluar, por gruaja e Aamerit, Zin dhe katër fëmijët – njëri prej të cilëve kurrë nuk e ka takuar atë, janë në pritje për kthimin e tij, transmeton Klan Kosova.

Në një letër drejtuar avokati të amerikan, Aamer, Clive Stafford Smith, Sekretari i Jashtëm Philip Hammond në fillim të këtij muaji ka përshëndetur vendimin për lirimin e Aamer.

Ka pasur kritika se lirimi i tij është vonuar për të qetësuar politikanët e SHBA-së, të cilët kanë vizituar kampin.

Yasir Qadhi një imam në Amerikë ka postuar lajmin mbi lirimin e Shakir Ahmedit duke shkruar: “Burgu famëkeq, i cili ka mbajtur shumë musliman pa pasur asnjë faj. Shumë njerëz e festojnë lirimin e Ahmedit, por në të qëndrojnë edhe qindra të tjerë të cilët mbahen padrejtësisht në atë burg, ku shumica absolute janë musliman.”/ KohaIslame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit