9 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Foto+Video: Berlin, gjendet i vdekur fëmija i rrëmbyer në qendrën e emigrantëve

Më të lexuarat

Është mbyllur me një fund tragjik zhdukja e Mohamed Januzi, djaloshit 4-vjeçar boshnjak që u rrëmbye në fillim të tetorit përpara zyrave të regjistrimit të emigrantëve në “Lagaseo” të Berlinit, në Gjermani.

Trupi i vogëlushit, sikurse është konfirmuar nga policia, është gjetur në bagazhin e një automjeti.

Pronari i veturës, një 32-vjeçar, është arrestuar dhe ka rrëfyer, gjatë pyetjeve, se e kishte vrarë Mohamedin e vogël.

Video e rrëmbimit të vogëlushit ishte shpërndarë nga policia gjermane me shpresën që dikush ta dallonte të rriturin e filmuar nga telekamerat. Kishte qenë mamaja, duke parë pamjet, që e kishte njohur djalin e saj.

Ndërkohë, rrëmbyesi 32-vjeçari i arrestuar të enjten nga policia në rajonin e Brandenburgut, e pranoi se e kishte vrarë vogëlushin, që quhet Mohamed Januzi, të cilin e kishte rrëmbyer përpara stacionit të emigrantëve “Lageso”.

Burri rrëfeu më pas edhe vrasjen e një fëmije tjetër, Elias, 6 vjeç. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhnësi i Prokurorit të Berlinit.

Vogëlushi Elias ishte zhdukur nga banesa e prindërve të tij në Potsdam, jo larg kryeqytetit gjerman, nqë korrik.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit