20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Edhe një bebe, ndër 22 të mbyturit e radhës në Detin Egje

Më të lexuarat

Me përkeqësimin e motit, numri i vdekjeve nga mbytjet në detin Egje është rritur, dhe kalimi nga Turqia në Greqi u bë vdekjeprurës për mijëra refugjatë.
Sipas rojes bregdetare, në një fatkeqësi pranë ishullit të Rodos, tre persona, përfshirë një fëmijë dhe një bebe, u mbytën, dhe tre janë ende të pagjetur – gjashtë të tjerë tanimë janë shpëtuar, transmeton Telegrafi.

Në një fatkeqësi tjetër të mërkurën në afërsi të ishullit të Lesbos u konfirmua se 16 njerëz u mbytën dhe 274 u shpëtuan nga një varkë prej druri e cila ishte shpërbë e tëra.

Greqia ka qenë një pikë tranzite për më shumë se 500.000 refugjatë dhe emigrantë që u larguan gjatë këtij viti gjatë konfliktit në Lindjen e Mesme.

Kjo gjë edhe shkaktoi polemika në mesin e vendeve evropiane në aspektin se si të merren me një nga krizat më të mëdha humanitare në dekadat e fundit.

Sipas UNHCR, refugjatët kanë thënë se trafikantët ofrojnë ‘zbritje’ për më shumë se 50 për qind të çmimit – në mes të 1100 dhe 1400 euro – për të udhëtuar në gomone në mot të keq.

Po sipas UNHCR, transmeton Telegrafi, ndërkaq udhëtimi me varka të forta prej druri është më i shtrenjtë, midis 1,800 dhe 2,500 euro për person. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit