9.1 C
Pristina
Thursday, January 30, 2025

Falja e namazit me rroba të përlyera me gjak?!

Më të lexuarat

A lejohet për neve të falemi me vëllain tonë, i cili është kasap dhe rrobat i ka të përlyera me gjak, dhe ai na prinë në namaz (imam)?

Nuk i takon atij që të falet me rroba të përlyera me gjak, e as të prijë në namaz si imam. Kasapi, për faljen e namazit, duhet të marrë rroba të pastra ose t’i pastrojë ato pjesë që janë përlyer me gjak para se të falet, qoftë kur prinë në namaz si imam, kur falet vetë apo si xhemat.

Nuk i takon atij që të prijë në namaz dhe as të falet vetëm përderisa rrobat i ka të përlyera. Po ashtu, nuk të lejohet ty të falesh pas tij. Madje duhet ta qortosh dhe ta mësosh derisa të pastrojë rrobat apo të marrë rroba të pastra për namaz.

Përderisa rrobat e tij janë të papastra, nuk i pranohet namazi dhe duhet t’i pastrojë ato ose të marrë rroba të pastra për namaz. Kjo është vaxhib ndaj tij dhe për këdo që i përlyhen rrobat. Përjashtim bëhet vetëm nëse ndodh një situatë kur nuk ka mundësi t’i pastrojë, si p.sh.: kur është larg dhe nuk ka ujë, si dhe ka frikë që i ikën namazi. Në këtë rast, falet varësisht prej mundësisë, edhe me rroba të përlyera, dhe namazi i tij është në rregull derisa të gjejë ujë dhe t’i pastrojë rrobat, ose të gjejë rroba të tjera.

Nëse është i detyruar dhe nuk ka rroba të tjera, si kur ndodhet në natyrë ose në burg, dhe nuk ka askënd që t’i japë rroba të pastra ose mundësi për t’i pastruar, Allahu i Lartësuar thotë:

فَاتَّقُوا اللَّهَ مَا اسْتَطَعْتُمْ

“Prandaj kini frikën Allahut, duke i zbatuar porositë e Tij, me sa mundësi të keni!”

Në këtë rast, falet derisa Allahu t’i bëjë zgjidhje dhe të dalë nga kjo situatë. E nëse ka mundësi t’i ndërrojë rrobat ose t’i pastrojë, atëherë kjo është vaxhib ndaj tij!

Shejh Ibën Baz, Allahu e mëshiroftë!

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit