-2.5 C
Pristina
Friday, January 17, 2025

Liderët e G7-s mbështesin plotësisht marrëveshjen e armëpushimit në Gaza

Më të lexuarat

Duke falënderuar Egjiptin, Katarin dhe ShBA-në për ndërmjetësimin, liderët u bënë thirrje të gjitha palëve t’i respektojnë kushtet e marrëveshjes.

Liderët e G7-s thanë të enjten vonë se “mbështesin plotësisht dhe do të qëndrojnë pas” marrëveshjes së armëpushimit të arritur midis Izraelit dhe Hamasit.

“Kjo është një zhvillim i rëndësishëm që ka potencialin të sigurojë lirimin e të gjitha pengjeve të mbetura; ta lehtësojë më tej ndihmën humanitare të domosdoshme; dhe ta hapë rrugën që civilët të kthehen, si dhe t’i rindërtojnë shtëpitë dhe jetët e tyre,” thanë ata në një deklaratë të përbashkët.

Duke falënderuar Egjiptin, Katarin dhe ShBA-në për ndërmjetësimin, liderët u bënë thirrje të gjitha palëve t’i respektojnë kushtet e marrëveshjes.

“Ne gjithashtu i nxisim të gjitha palët të angazhohen konstruktivisht në negociatat për fazat pasuese të marrëveshjes, për të ndihmuar në sigurimin e zbatimit të saj të plotë dhe një përfundim të qëndrueshëm të armiqësive,” thanë ata.

Ata shtuan gjithashtu se është “thelbësore” të ndalet situata “katastrofike” humanitare në Gaza, ku kushtet vazhdojnë të përkeqësohen, me një armëpushim që pritet të hyjë në fuqi së shpejti.

“Ne kërkojmë që të gjitha palët ta lejojnë kalimin e sigurt, të shpejtë dhe të papenguar të ndihmave humanitare dhe të sigurojnë mbrojtjen e civilëve, përfshirë punonjësit humanitarë. Ligji humanitar ndërkombëtar duhet të respektohet,” thanë ata, duke riafirmuar angazhimin për ta vazhduar ofrimin e ndihmës humanitare dhe nisjen e përpjekjeve për rimëkëmbje dhe rindërtim të hershëm.

“Ne e riafirmojmë mbështetjen tonë për një rrugë të besueshme drejt paqes që çon në një zgjidhje me dy shtete, ku izraelitët dhe palestinezët të jetojnë krah për krah në paqe, dinjitet dhe siguri,” përfunduan ata.

Të mërkurën, kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, njoftoi suksesin e ndërmjetësve në arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi në Rripin e Gazës, duke theksuar se zbatimi i saj do të fillojë këtë të diel.

/trt BALLKAN/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit