Kryeimami Sahiti priti në takim një delegacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve të Turqisë
Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, ka pritur në takim një delegacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve të Turqisë.
Kryeimami Sahiti fillimisht i shprehu mirëseardhje delegacionit nga Ankaraja, e më pas i falënderoi ata për bashkëpunimin me Bashkësinë Islame në disa fusha të rëndësishme, si në atë sociale, humanitare, arsimore, e në veçanti në fushën e trashëgimisë kulturore islame në vendin tonë.
Delegacioni nga Ankaraja gjatë vizitës në Kosovë do të vizitojë disa objekte monumentale nga fusha e trashëgimisë nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, të cilat presin të restaurohen e realizohen nga Drejtoria e Vakëfeve në bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Kosovës.