3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Gjykimi i vendosjes se pemës së krishtlindjeve, por pa i festuar ato?!

Më të lexuarat

Pyetje: Unë nuk i festoj krishtlindjet, por vajza ime është 11 vjeçare dhe e pëlqen pemën e krishtlindjeve. A më lejohet mua për ta sjellë këtë pemë në shtëpi dhe ta vendos si një dekor apo jo?

Përgjigje: Pemë e krishtlindjeve është një nga simbolet që kanë lidhje me festën e të krishterëve dhe festimit të tyre, saqë edhe cilësohet si pema e krishtlindjeve. Thuhet se përdorimi i saj zyrtarisht në këtë mënyrë filloi në shekullin XVI në Gjermani në katedralen Strasburg (në vitin 1539).

Dhe nuk lejohet (që muslimani) të imitojë (përngjasojë) kufarët (jomuslimanët) në diçka që është pjesë e adhurimeve ose simboleve të tyre, sepse Profeti  paqja e Allahut qoftë mbi të thotë:

“Kushdo që imiton një popull ai është prej tyre”
[Transmeton Ebu Daud (4031) dhe eka saktësuar Albani në “Irue Galil” (5/ 109).]

Dhe nuk lejohet vendosja e kësaj pemë në shtëpinë e muslimanit, megjithëse nuk i feston krishtlindjet, sepse në vendosjen e pemës dhe marrjes së saj në shtëpi është imitim (përngjasim) i ndaluar; është madhërim dhe nderim i një simboli fetar i kufarëve (jomuslimanëve) (dhe kjo është haram).

Është detyrë për prindërit (musliman) ruajtja e fëmijëve dhe mbrojtja e tyre nga zjarri.

  Për këtë Allahu i Lartësuar thotë:

( يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا قُوا أَنْفُسَكُمْ وَأَهْلِيكُمْ نَاراً وَقُودُهَا النَّاسُ وَالْحِجَارَةَُ )
“O ju që keni besuar! Ruani veten tuaj dhe familjet tuaja nga zjarri, lëndë e të cilit janë njerëzit dhe gurët” [Tahrijm: 6]

Dhe Proferi -paqja e Allahut qoftë mbi të- ka thënë:

“Secili prej jush është bari dhe përgjegjës për ata që ka në përgjegjësi. Udhëheqësi është bariu dhe përgjegjësi për shtetasit e tij; burri është bariu dhe përgjegjësi për familjarët e tij; gruaja është kujdestare dhe përgjegjëse për shtëpinë e bashkëshortit dhe fëmijët e tij; shërbëtori është bari dhe përgjegjës për pasurinë e zotërisë së tij. Pra, të gjithë ju jeni barinj dhe përgjegjës për ata që keni në përgjegjësi.”
[El-Bukhari 7138, Muslimi 1829].

Duhet ti shpjegosh vajzës tënde që nuk lejohet imitimi i kufarëve (jomuslimanëve) dhe është detyrë kundërshtimi i kufarëve (banorëve të zjarrit) në çdo gjë që ata madhërojnë prej veshjeve ose simbole; që të rritet e edukuar me të qënurit krenare me fenë e saj, duke e lartësuar fenë e saj dhe duke mbjellë parimin e: “Uela dhe Bera” (Dashuria e Allahut dhe fesë Islame dhe e urrejtja e kufrit dhe e kufarëve), i cili është shtyllë e Teuhidit dhe është bazë e bazave të besimit.

Allahu e di më së mirë.

(Iu përgjigj: Salih El-Munexhid)

Përktheu:  Adelina Kuçana

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit