3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Filloi seminarin dyditor profesional për imamët boshnjakë

Më të lexuarat

Filloi seminarin dyditor profesional për imamët boshnjakë

 

Në bashkëpunim me Rijasetin e Bashkësisë Islame të Bosnje dhe Hercegovinës, Bashkësia Islame e Kosovës, mbrëmë në Prizren filloi seminarin dyditor profesional për imamët boshnjakë.

Në hapje të këtij seminari, kryeimami i Kosovës, Vedat ef. Sahiti, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve fetare të dy vendeve, gjithnjë në të mirë të besimtarëve, e sidomos theks të veçantë i kushtoi fushës së trajnimeve dhe avancimit profesional të imamëve të komunitetit boshnjak, të cilët po japin një kontribut të çmuar në shërbim të fesë dhe të besimtarëve në komunitet.

Ai tha se Bashkësia Islame e Kosovës është model i institucionit fetar, ku të gjitha etnitë janë të pranishme dhe zënë vendin e tyre të merituar në kuadër të organeve dhe institucioneve të saj,  duke filluar nga xhamitë ku ligjërohet në të gjitha gjuhët e pakicave që jetojnë në Kosovë. “Ne mbesim përkushtuar të mbrojmë e  të mbështetim të gjitha pakicat për të ruajtur identitetin e tyre etnik në frymën e vlerave dhe parimeve islame të vëllazërisë e unitetit” – tha ndër të tjera kryeimami Sahiti.

Seminari do të zgjas dy ditë dhe ka për qëllim të ngre kapacitetit profesionale të imamëve pjesëmarrës në trajnim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit