3.3 C
Pristina
Thursday, December 5, 2024

A lejohet të ndalohet vajza nga trashëgimia për shkak të frikës se do ta marrë burri i saj?

Më të lexuarat

Pyetje: “Disa njerëz nuk i lejojnë vajzat e tyre që të marrin pjesën e tyre të trashëgimisë që u takon, nga frika se burrat e tyre në të ardhmen do t’ia marrin atë trashëgimi. A është i lejuar ky veprim?”

Përgjigje: “Allahu Te’ala ka sqaruar se kush janë trashëgimtarët dhe pjesën që u takon atyre në suren en-Nisa. Në mesin e këtyre trashëgimtarëve janë vajzat. Ai urdhëroi që çdo trashëgimtari t’i jepet e drejta e tij, duke i përfunduar ajetet e para të cilat flasin mbi këtë çështje duke thënë:

تِلْكَ حُدُودُ اللّهِ وَمَن يُطِعِ اللّهَ وَرَسُولَهُ يُدْخِلْهُ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِن تَحْتِهَا الأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا وَذَلِكَ الْفَوْزُ الْعَظِيمُ وَمَن يَعْصِ اللّهَ وَرَسُولَهُ وَيَتَعَدَّ حُدُودَهُ يُدْخِلْهُ نَارًا خَالِدًا فِيهَا وَلَهُ عَذَابٌ مُّهِينٌ

“Këta janë kufijtë e caktuar prej Allahut. Ai që i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, Ai e shpie në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe ku do të qëndrojë përherë. Kjo është fitorja e madhe. Ndërsa ai që nuk i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe shkel kufijtë e vënë prej Tij, Allahu e shpie në zjarr, ku do të qëndrojë përherë dhe për të ka ndëshkim poshtërues.” 4:13-14

Allahu Te’ala në përfundim të ajetit të fundit po të kësaj sure, ajet i cili flet në lidhje me trashëgiminë, thotë:

يُبَيِّنُ اللّهُ لَكُمْ أَن تَضِلُّواْ وَاللّهُ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمٌ

“Kështu Allahu ju sqaron juve, në mënyrë që të mos humbisni. Allahu është i Dijshëm për çdo gjë.” 4:176

Ai që e privon vajzën nga e drejta që Allahu ia ka dhënë asaj, pa kënaqësinë dhe pëlqimin e saj, ai e ka sfiduar Allahun dhe të Dërguarin e Tij salallahu alejhi ue selem, e ka pasuar epshin e tij, e ka rënë viktimë e fanatizmit të urryer dhe një tradite që ka fillet nga koha pagane. Veprimi i tillë sjell atë që Allahu ka cekur: ndëshkimin me zjarr të Xhehenemit, nëse nuk pendohet dhe t’i jap secilës atë të drejtë që i takon.”

 

“Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva” 
Burimi: “El-Fetaua el-Kajjimeh lil-Usratil-Muslimeh”, faqe. 166
Përmblodhi: S’ad Abdul-Gaffar Ali

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit