1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Cili është qëllimi me fjalët e profetit : ‘Silluni mirë me gratë”!

Më të lexuarat

Silluni mirë me gratë!

Pyetje: Cili është qëllimi me fjalët e profetit ﷺ:

”Silluni mirë me gratë!”

Përgjigje: Është për qëllim kujdesi ndaj gruas, pra që mos t’i bëhet padrejtësi, e as të neglizhohet gjithashtu. Të mos i bëhet padrejtësi në të drejtat e saj, të mos shtypet, e as të mos neglizhohet e të lihet pas dore, por të kihet përkujdesje e plotë ndaj saj sepse ajo është fitne (sprovë për burrat).
Profeti ﷺ ka thënë:

”Nuk kam lënë pas vetes sprovë më të dëmshme për burrat se sa gratë.”

Dhe ai ﷺ tha:

”Kijini frikë gratë, se vërtetë sprova më e madhe e beni israilëve ishin gratë.”

Ndaj gruas duhet sjellur mirë nga aspekti që të mos i bëhet padrejtësi në të drejtat e saj të cilat ia ka ligjësuar Allahu. Gjithashtu ajo nuk duhet të lihet pas dore dhe të braktiset në mënyrë që (të papërgjegjshme) të bën ashtu siç dëshiron, të mos i interesojë për turpin dhe dëlirësin, dhe që të mos kujdeset për shtëpinë, fëmijët dhe burrin e saj, është e domosdoshme të të ekuilibrohet në këtë çështje.

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përktheu: Valdet Gashi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit