Sigurisht që një hapësirë kaq e madhe siç është Universi duhet të ketë patur ndonjë paraardhës ? Ose nuk pati aspak paraardhës? Sido që të jetë, prap hapësira e Universit nuk u gjet aty vetë, rastësisht.
Ne besimtarët Muslimanë besojmë që All-llahu e krijoi atë.
2. Kush krijoi materien (prej asgjësë?)
Po e supozojmë që hapësira që folëm në pikën e parë ka ekzistuar. Po prej saj si u krijua e gjithë ajo masë e materieve të ngurta që formojnë planetet, yjet dhe trupat tjerë qiellorë? Keni përgjigje për këtë?
3. Kush krijoi jetën e parë (a thua ajo u krijua nga materia e pajetë?)
A thua prej materies së pajetë do të mund të ngjallej jeta e parë? Cilat ishin qelizat e para që funksionuan? U bë veza ose pula e para?
Për ne besimtarët është shumë qartë. Kjo s’mund të ndodhte pa komandën e të Lartmadhëruarit Zot.
Edhe diçka, përgjigja e “vezës ose pulës” gjendet në Kur’an:
35:11. All-llahu ju krijoi prej dheu, mandej prej një pike uji, e pastaj ju bëri çift.
42:11. Ai (Zoti) është Krijues i qiejve e i tokës. Ai nga lloji juaj krijoi për ju bashkëshorte, edhe nga kafshët krijoi çifte, ashtu që t’ju shumojë.
Pra, a nuk po mendoni ???