12.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

“Cili është gjykimi mbi dekorimin e shtëpive me kafshë të balsamuara që nuk është për qëllim adhurimi?

Më të lexuarat

Pyetje: “Cili është gjykimi mbi dekorimin e shtëpive me kafshë të balsamuara që nuk është për qëllim adhurimi?”

Përgjigje: “Nuk është e lejuar vënia e fotografive e kafshëve të balsamuara nëpër shtëpi, zyre apo në çfarëdo vendi – siç nënkuptohet nga Sunneti autentik i Profetit salallahu alejhi ue selem, që pohonë në mënyrë të prerë ndalimin e fotografive ose mbajtjen e statujave në shtëpi apo gjetiu. Arsyeja e gjithë kësaj është se kjo është prej formave që e sjell shirkun, një mënyrë e konkurrimit me Allahun në çështje të krijimtarisë dhe ngjasimit me armiqtë e Allahut. Gjithashtu, balsamimi i kafshëve është keqpërdorim i pasurisë dhe arsye për të ardhur deri tek vënia e statujave të ndryshme. Ndërsa sheriati i pastër islam, i ka mbyllur të gjitha dyert të cilat e shpijnë njeriun në shirk apo bërje të mëkateve.”

I gjithë suksesi është prej Allahut, salavatet dhe selamet qofshin mbi Profetin Muhamed, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij

 

Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva”, Fetaua Islamijjeh 1/39

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit