2.6 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Disa muslimanë iu bashkangjiten të krishterëve në festat e tyre, cili është udhëzimi juaj për këtë?

Më të lexuarat

Pyetja: Disa muslimanë iu bashkangjiten të krishterëve në festat e tyre, cili është udhëzimi juaj për këtë?

Përgjigjja: Nuk i lejohet muslimanit e as muslimanes shoqërimi i të krishterëve e as jehudëve apo i të tjerëve prej kufarëve (pabesimtarëve) në festat e tyre. Përkundrazi, obligohet braktisja e saj; sepse ai që ngjason me një popull, ai është prej tyre, dhe i Dërguari ﷺ na e ka tërhequr vërejtjen nga përngjasimi i tyre dhe stolisja me moralin e tyre.
Kështu që, muslimani dhe muslimanja duhet të kenë kujdes nga kjo, dhe nuk iu lejohet atyre ndihmesa për to (festat e tyre) me çfarëdo qoftë, ngase ato festa janë në kundërshtim me sheriatin.
Andaj nuk lejohet bashkëpjesmarrja në to e as ndihma ithtarëve të tyre, nuk lejohet ndihma ndaj tyre me çfarëdo gjëje, as me çaj, as me kafe apo me gjëra tjera si me enë etj, ngase Allahu i Lartësuar thotë: “Ndihmone njëri-tjetrin në bamirësi dhe devotshmëri dhe mos ndihmoni në mëkat dhe armiqësi! Dhe frikësohuni Allahut, sepse Allahu dënon ashpër.” Bashkangjitja me pabesimtarët në festat e tyre është një formë e bashkëpunimit në mëkat dhe armiqësi.

[Mexheletul buhuthi el-Islamije, nr. 15, fq. 285. Web-i i shejh AbdulAziz ibn Baz]
Përktheu: Defrim Fazliu

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit