-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Përse pirja e alkoolit është e ndaluar në Islam? – Dr. Zakir Naik

Më të lexuarat

Pyetje: Përse pirja e alkoolit është e ndaluar në Islam?

Përgjigje: Alkooli që nga kohët e lashta ka qenë mallkim i shoqërisë njerëzore. Ajo edhe sot vazhdon t’u kushtojë jetë të panumërta njerëzve dhe miliona njerëzve të tjerë u shkakton fatkeqësi e dhimbje të tmerrshme anekënd botës. Alkooli është rrënja bazë, e cila ka shkaktuar probleme të shumta, me të cilat po përballet shoqëria.

Statistikat e krimit që janë në rritje, shtimi i rasteve të sëmundjeve psikike (mendore), miliona shtëpi të prishura në të gjithë botën, dëshmojnë heshtazi për fuqinë shkatërruese dhe të dëmshme të alkoolit.

1. Ndalimi i alkoolit në Kuran

Kurani Famëmadh e ndalon pirjen e alkoolit në ajetet vijuese:

“O besimtarë! Me të vërtetë, pijet alkoolike, bixhozi, idhujt dhe shigjetat e fallit janë vepra të ndyta nga punët e djallit. Prandaj, largohuni nga këto, me qëllim që të shpëtoni!”

2. Ndalimi i alkoolit në Bibël

Bibla e ndalon konsumimin e alkoolit në citatet:“Vera është një objekt tallje, pija e fortë është tërbim dhe xhindosje; kushdo që është mashtruar në këtë mënyrë ai nuk është njeri i mençur.” [Proverbat 20:1] dhe “Dhe mos u dehni me verë (raki).” [Ephesians 5:18]

3. Alkooli pengon qendrën e intelektit (e pengon njeriun të mendojë e të logjikojë)

Qeniet njerëzore në trurin e tyre posedojnë një qendër penguese, e cila nuk i lejon ata të logjikojnë. Ky sistem, i cili gjendet në tru, e pengon njeriun që të veprojë gjëra për të cilat ai i konsideron si të gabuara. Për shembull, njeriu nga natyrshmëria e tij nuk përdor gjuhë fyese kur t’i drejtohet prindërve apo të moshuarve (pleqve). Po ashtu edhe nëse ai ka për t’iu përgjigjur thirrjes së natyrës (për kryerjen e nevojës fiziologjike), qendra penguese në tru do ta pengojë atë që këtë mos ta bëjë në prani të njerëzve.

Prandaj, për këtë, atij i duhet të përdorë tualetin (banjon). Kur njeriu konsumon alkool, qendra penguese është e penguar vetvetiu. Kjo është pikërisht arsyeja që njeriun e dehur shpesh e gjejmë të llastuar dhe duke bërë sjellje të cilat aspak nuk i përkasin njeriut.

Shembull tjetër kemi po ashtu personin e dehur, të cilin e gjejmë tek përdorë fjalë të pista dhe të fëlliqura, ç’është më e keqja, ai fare nuk e vëren veten madje edhe kur i përdor këto pisllëqe ndaj prindërve të tij. Shumë prej pijanecëve urinojnë në rrobat e tyre, ata jo vetëm që nuk dijnë të flasin por nuk dijnë as të ecin si duhet. Ata madje edhe sillen shumë keq.

4. Rastet e prostitucionit, dhunimit, marrëdhëniet seksuale të prindit me të bijën, AIDS-i, janë shënuar më së shumti në mesin e alkoolistëve

Bazuar në studimin e Byrosë së Drejtësisë për Krime, Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vetëm në vitin 1996 pothuajse çdo ditë ndodhnin mesatarisht 2,713 raste dhunimesh.

Të dhënat statistikore na tregojnë se shumica e përdhunuesve gjatë kryerjes së krimit, ishin njerëz të dehur, pijanecë. E njëjta gjë është e vërtetë edhe për rastet e ngacmimit. Sipas statistikave të sakta 8% e amerikanëve kryejnë marrëdhënie me vajzat e tyre, baballarët me mbesat e tyre, etj.

Çdo i dymbëdhjeti/trembëdhjeti person në Amerikë është i përfshirë në marrëdhënie seksuale me të bijën, mbesën (të afërtën nga gjaku).

Pothuajse gati të gjitha rastet e ‘incestit’, marrëdhënieve prind-vajzë, ndodhin për shkak të dehjes së njërit apo të dy personave të përfshirë.

Njëri nga faktorët kryesorë që ka të bëjë me përhapjen e SIDA-s, njërës ndër sëmundjet më të tmerrshme dhe më të frikshme, është vetë alkoolizmi.

5. Në fillim alkoolisti ka konsumuar vetëm sa për t’u dëfryer

Shumëkush mund të debatojë në favor të alkoolit duke quajtur veten si ‘social drinker’ njeri i cili konsumon sa për t’u kënaqur. Ata pohojnë se nuk pinë më shumë se një apo dy gota si dhe dinë të kontrollojnë veten, ndaj dhe asnjëherë nuk dehen. Investigimet nxjerrin në shesh se çdo alkoolist konsumimin e alkoolit e ka filluar për t’u kënaqur dhe dëfryer.

Asnjë alkoolist apo pijanec fillimisht nuk ka filluar të pijë alkool me qëllim që të bëhet alkoolist apo pijanec.

Asnjë konsumues alkooli, i cili ka filluar të pijë sa për t’u dëfryer, nuk mund të pranojë që unë kam konsumuar alkool për shumë vjet dhe e kam veten nën kontroll dhe asnjëherë nuk jam dehur, madje asnjëherë të vetme.

6. Nëse personi dehet vetëm një herë dhe kryen ndonjë vepër të turpshme, ajo do ta shoqërojë atë deri sa të jetë gjallë

Të supozojmë se konsumuesi i alkoolit e humb vetëkontrollin e tij vetëm një herë. Ndërkohë që është i dehur ai kryen ndonjë dhunim apo bënë marrëdhënie me të bijën. Edhe nëqoftëse për aktin e kryer ndien keqardhje njeriu normal ka mundësi që fajin e tij ta mbajë gjatë tërë jetës së tij. Që të dy palët, edhe autori i krimit edhe viktima janë dëmtuar në mënyrë të pandreqshme dhe të pakthyeshme.

7. Alkooli është ndaluar edhe me hadith

I Dërguari i fundit, Muhamedi alejhi selam ka thënë:

a. Në Sunenin e Ibni Maxhes, Vëllimi 3, Libri i Dehjes (Book of Intoxicants), Kapitulli 30, Hadithi numër 3371, thotë: “Alkooli është nëna e të gjitha të këqijave.”

b. Në Sunenin e Ibni Maxhes, Vëllimi 3, Libri i Dehjes, Kapitulli 30, Hadithi numër 3392, Muhamedi alejhi selam, thotë: “Çdo gjë që deh me shumicë, edhe pakica e saj është e ndaluar”, prandaj, nuk ka justifikim për një gotë apo gotëz.

c. Të mallkuar nga Allahu i Madhërishëm nuk janë vetëm ata të cilët e konsumojnë alkoolin, mirëpo edhe ata të cilët në formë të drejtpërdrejtë apo tërthorazi merren me të. Sipas Sunenit të Ibni Maxhes, Vëllimi 3, Libri i Dehjes, Kapitulli 30, hadithi numër 3380, transmetohet nga Enesi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Muhamedi alejhi selam ka thënë:

“Më erdhi Xhibrili dhe më tha: O Muhamed, me të vërtetë Allahu i Madhërishëm e ka mallkuar alkoolin, si dhe atë i cili e shtrydh atë, atë për të cilin shtrydhet, atë i cili e pi atë, atë i cili e transporton atë, atë për të cilin transportohet, atë i cili e shet atë, atë për të cilin shitet, ai i cili shërben me të dhe për atë të cilin shërbehet.”

8. Sëmundjet të ndërlidhura me alkoolizmin

Ekzistojnë disa arsye shkencore për ndalimin e konsumimit të alkoolit apo verës. Shifra maksimale e numrit të vdekjeve në botë të shoqëruara me ndonjë shkak të veçantë është konsumimi i alkoolit. Miliona njerëz vdesin çdo ditë në botë si rezultat i pirjes së alkoolit. Nuk kemi nevojë të futemi në të dhënat e detajizuara të të gjitha sëmundjeve të shkaktuara nga alkooli pasi shumica prej tyre janë të njohura përgjithësisht.

Më poshtë është një listë e thjeshtë e cila tregon disa prej sëmundjeve të lidhura me alkoolin:

1. Ciroza e mëlçisë është ndër sëmundjet më të njohura e ndërlidhur me alkoolizmin.

2. Sëmundje të tjera janë Kanceri i Ezofagut, Kanceri i Kokës dhe Qafës, Kanceri i Mëlçisë, Kanceri i Zorrëve, etj.

3. Ezofagu, Gastriti, Pankreasit dhe Mahisjet e Mëlçisë janë të lidhura ngushtë me konsumimin e alkoolit.

4. Sëmundja e muskulit të zemrës, tensioni i lartë, mbyllja e venave, Angjina dhe Sulmi në Zemër janë të lidhura me konsumimin e shumtë të alkoolit.

5. Goditja (pika në tru), apopleksi (damlla), hutimet epileptike dhe llojet tjera të ndryshme të paralizës janë të lidhura me konsumimin e alkoolit.

6. Dëmtimet e nervit të Sistemit Periferik të Nervozes, devijimi ose zvogëlimi i një pjesë të trurit, humbja dhe degjenerimi i qelizave të trurit të vogël janë sindrome shumë të njohura të cilat janë si pasojë e konsumimit të alkoolit.

7. Sindroma e humbjes së vitaminës B1 që shkakton ha¬rrimin e ngjarjeve të freskëta, bisedimi dhe mbajtja në kujtesë vetëm e ngjarjeve të vjetra si dhe shumë lloje të ndryshme të paralizës të cilat shfaqen kryesisht për shkak të mungesës së vitaminës B1 janë si rezultat i përdorimit të tepërt të alkoolit.

8. Mungesa e vitaminës B1 në tërë trupin dhe defektet tjera nuk janë të rralla tek alkoolikët. Edhe mungesa e vitaminës B3 (e njohur si Pelagra) ndodh tek alkoolikët.

9. Dridhja apo frikësimi dhe trishtimi është një komplikim serioz që mund të ndodhë gjatë infeksioneve të shpeshta ose pas përdorimit të gjatë të alkoolit. Kjo ndodh gjithashtu në rast të abstenimit si shenjë për efektin e tërheqjes-largimit nga alkooli. Është mjaft serioz dhe mund të shkaktojë edhe vdekjen e pacientit në qoftë se nuk trajtohet në qendra të pajisura mirë.

10. Çrregullime të shumta të endokrinës janë të lidhura me alkoolizmin duke filluar nga rrjepja e lëkurës deri të tharja dhe rënia e saj dhe skuqja e gjëndrave.

11. Efektet e sëmundjeve të gjakut (Hematologji) janë të gjata dhe të llojllojshme. Sidoqoftë mungesa e acidit folik është manifestimi më i shpeshtë i abuzimit alkoolik që rezulton në Anemi makrocitike. Sindroma Zeive është një treshe që përbehet nga Anemia hemolitike (mungesë e rruazave të gjakut në vena), Verdhëza dhe Hyperlipidemia (depërtimi i yndyrës në gjak) që shkaktohet nga përdorimi i shumtë i alkoolit.

12. Mungesa e Trombociteve dhe anomalitë tjera të trombociteve nuk janë të rralla tek alkoolikët.

13. Përdorimi i zakonshëm i tabletave Metronidazole (flagyl) (si antibiotik kundër infeksioneve) ndikon shumë keq kur përdorën me alkoolin.

14. Infeksioni periodik është shumë i zakonshme tek alkoolikët kronik. Rezistenca ndaj sëmundjeve dhe sistemi imunologjik i mbrojtjes komprometohen nga konsumimi i alkoolit.

15. Infeksionet e kraharorit janë shumë të njohura tek alkoolikët. Pneumonia (ftohja), qelbi në mushkëri, emfizema (ngushtimi i frymëmarrjes) dhe Tuberkulozi pulmonar janë shumë të zakonshme tek alkoolikët.

16. Gjatë dehjes së madhe alkoolike, zakonisht personi i dehur vjellë, reflekset e kollitjes mbrojtëse janë të paralizuara. Vjellja kështu kalon lehtë në mushkëri duke shkaktuar Pneumoni (ftohje) ose qelbje të mushkërive. Herë pas here ajo madje mund të shkaktojë ngulfatje dhe vdekje.

17. Efektet e këqija të konsumimit të alkoolit te gratë me¬ritojnë të përmenden me theks të veçantë. Femrat janë më të ndjeshme nga cerozat e lidhura me alkoolin sesa meshkujt. Konsumimi i alkoolit gjatë shtatzënisë, ka një efekt të madh dëmtues ndaj fetusit. Sindroma Alkoolike e fetusit është duke u njohur gjithnjë e më shumë në mjekësi.

18. Sëmundjet e lëkurës janë gjithashtu të lidhura me alkoolin.

19. Ekzema, Alipesia (Alopecia), Distrofi i Thonjve, Paro¬nychia (infektimet përreth thonjve). Kockat e dala në fytyrë (Angular Stomatitis), pezmatimet përreth gojës, të gjitha këto janë sëmundje të shpeshta në mesin e alkoolistëve.

9. Alkoolizmi është ‘sëmundje’

Mjekët tashmë janë bërë liberal dhe kur bëhet fjalë për alkoolin dhe alkoolizmin e quajnë më shumë si sëmundje sesa një varësi, që njeriu nuk mund të jetojë pa të. Qendra për Hulumtime Islame “The Islamic Research Foundation” ka publikuar një broshurë, në të cilën shkruan:

Nëse alkooli është një sëmundje, atëherë ajo është sëmundja e vetme që:

– Shitet në shishe

– Reklamohet në gazeta, revista, në radio dhe televizione

– Ekzistojnë mini-dyqane, tregje të licencuara për ta shpër¬ndarë/shitur atë

– Prodhon burime të hyrash për qeverinë

– Sjell vdekje të dhunshme në autostrada

– Shkatërron jetën e familjes dhe rritje të krimeve

– Nuk ka mikrobe, e as virus.

10. Alkoolizmi nuk është sëmundje – ajo është vepër dhe prodhim i shejtanit

Allahu i Madhërishëm, në librin e Tij na e ka tërhequr vërejtjen kundër këtij kurthi djallëzor. Islami quhet “Din-ul-Fitrah”, apo fe e natyrshmërisë së njeriut.

Të gjithë urdhrat kuranor kanë si qëllim ruajtjen e pozitës së natyrshmërisë së njeriut. Alkooli është një devijim dhe shmangie nga kjo gjendje normale, si për individin ashtu edhe për shoqërinë. Alkooli e degradon njeriun në një nivel më të ulët sesa kafshët, kurse njeriu pretendon të jetë më superior. Si rrjedhojë, konsumimi i alkoolit është i ndaluar në Islam.

Përktheu dhe përshtati nga anglishtja:

Hoxhë Feim DRAGUSHA (Ph.Dc)

Burimi: “ANSWERS TO NON-MUSLIMS’ COMMON QUESTIONS ABOUT ISLAM” -Spreading the Truth of Islam-

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit