6.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Cila është duaja që mund të bëhet për të kthyer burrin që më ka lënë?

Më të lexuarat

Falenderimet tona janë për Allahun s.v.t. e përshëndetjet tona me salate dhe selame të panumërta janë për të Dërguarin e Tij s.a.v.s.

Duaja është adhurim të cilën e do Krijuesi jonë s.v.t. dhe ne si krijesa kemi shumë nevojë për të. Kësisoj besimtari/ja duhet ta shfrytëzojë si mundësi për të adhuruar Zotin e tyre me të si dhe për të paraqitur nevojat e tyre Lartmadhërisë së Tij. Ne të sygjerojmë lutjen e përgjithshme për këtë çështje, të cilën e shpreh ti me fjalët dhe shprehjet e tua që burimin e kanë nga zemra. Allahu fuqiplotë thotë: ” Zoti juaj ka thënë: “Lutmuni Mua, se do t’ju përgjigjem! Me të vërtetë, ata që tregohen mendjemëdhenj e nuk duan të Më adhurojnë, do të hyjnë në Xhehenem të poshtëruar”! Gafir:60.
Poashtu ju sygjerojmë namazin dhe duanë e Istihares, pasiqë njeriu nuk është në gjendje ta din saktë se cila është më e dobishme për të, sepse nuk është në gjendje ta dijë të ardhmen, prandaj i Dërguari i Allahut na ka mësuar namazin dhe lutjen e Istihares- kërkimit të hajrit nga Ai i cili din dhe mundet çdo gjë.

Allahu ua lehtësoftë më të mirën!

Burimi: pergjigje.net

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit