1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Çfarë thotë sheriati islam sipas jush, në lidhje me njeriun që e rrah gruan e tij…?

Më të lexuarat

Pyetje: “Çfarë thotë sheriati islam sipas jush, në lidhje me njeriun që e rrah gruan e tij, merr paratë e saj me forcë dhe e trajtojnë atë keq?”

Përgjigje: “Njeriu që e rrah gruan e tij, merrë paratë e saj dhe e trajton atë keq, është mëkatar dhe i pabindur ndaj Allahut ‘Azze ue Xhel. Thotë Allahu në Kuran: “Jetoni e silluni mirë me to!” 4:19

Gjithashtu, në një ajet tjetër thotë: “Gratë kanë aq të drejta sa kanë edhe detyra, sipas arsyes së shëndoshë.” 2:228

Nuk është e lejuar për askënd që ta trajtoj gruan e tij në këtë formë, pastaj të kërkoj që ajo ta trajtojnë atë mirë. Kjo është padrejtësia për të cilën Allahu flet në ajetet:“Mjerë për ata që hanë në peshë (dhe matje), që, kur masin për veten, e marrin masën të plotë,ndërsa, kur u masin të tjerëve me litër ose me kandar, ua pakësojnë.”83:1-3

Çdo njeri që kërkon të drejtat e tij të plota ndaj të tjerëve, por pa i dhënë të tjerëve të drejtat e tyre të plota që u takojnë, veçse është përfshirë nga këto ajete që i cekëm.

Unë i këshilloj të gjithë ata që veprojnë kë këtë mënyrë që ta kenë frikë Allahun, sidomos kur është fjala për gratë. Mos harroni se, edhe Profeti salallahu alejhi ue selem urdhëroi për një gjë të tillë në hutben e Arafatit, në Haxhin Lamtumirës:
“Kini frikë Allahun për sjelljet tuaja ndaj grave. Ju i keni marrë ato në besë të Allahut dhe me to keni marrëdhënie me lejen e Allahut.”

Të gjithë ata që nuk janë të mirë në sjelljet e tyre ndaj grave të tyre u them se, nuk është e mundur për të jetuar jetë të lumtur bashkëshortore, vetëm nëse të dy bashkëshortët trajtojnë njëri-tjetrin në mënyrë të drejtë dhe të mirë, duke pasur durim ndaj njëri-tjetrit ndaj të këqijave që mund t’i kenë dhe të shohim cilësitë e njëri-tjetrit të mira në vend të së kundërtës. Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:
“Besimtari nuk duhet ta urrej besimtaren. Nëse ai e urren diçka tek ajo, është i kënaqur me diçka tjetër.”

Shejkh Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit