-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

A ka qenë vetëvrasja fundi i caktuar i jetës së tij?

Më të lexuarat

Pyetja:
Es-selamu alejkum ve rahmetull-llah! Nëse një njeri bën vetëvrasje, a është ky momenti i fundit i jetës së tij, apo jo? Nëse jo, a do të kishte jetuar më gjatë nëse nuk do ta kishte bërë këtë akt antiislam? Nëse Zoti ia ka shkruar të jetojë 60 vjet dhe ai bën vetëvrasje në moshën 20-vjeçare, a bëhet fjalë për diturinë e Zotit, apo është bërë me inat ndaj Zotit?

Përgjigjja:
Falënderojmë Allahun, paqja dhe bekimet qofshin mbi Muhammedin, alejhi selam.

Pa dyshim, në momentin që një njeri bën vetëvrasje, ai e ka arritur sekondën e fundit të jetës së tij. Edhe nëse nuk do ta bënte këtë akt, ai do të vdiste, sepse ky ishte fundi i exhelit (afatit të caktuar) të tij.

Allahu në Kuran thotë:
Sikur All-llahu t’i dënonte njerëzit (zullumqarë) për shkak të mizorisë së tyre, nuk do të linte mbi të (tokë) asnjë gjallesë, por Ai i lë ata për më vonë deri në afatin e caktuar, e kur të vijë afati i tyre, për asnjë moment nuk mund ta vonojnë as ta ngutin”.(En-Nahl, 16:61).

Nëse dikush bën vetëvrasje në moshën 20-vjeçare, kjo do të thotë se Allahu i ka caktuar të jetojë 20 vjet, jo 60 vjet. Ne nuk e dimë saktësisht sa i është shkruar, por kur shohim një njeri që vdes, pavarësisht mënyrës së vdekjes, kuptojmë se në atë moment ka qenë çasti i fundit i jetës së tij.

Allahu e di më së miri!

Bekir Halimi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit