15 C
Pristina
Thursday, September 19, 2024

Myftiu Tërnava priti në takim shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Aivo Orav

Më të lexuarat

Prishtinë, më 18 shtator 2024

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Aivo Orav.

Myftiu Tërnava fillimisht i uroi mirëseardhje z. Orav në institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës, e më pas i dëshiroi punë të mbarë dhe të suksesshme në misionin e tij. Ai më pas e njohu atë me punët dhe angazhimet e Bashkësisë Islame të Kosovës, sidomos në kultivimin e tolerancës dhe bashkëjetesës fetare ndërmjet komuniteteve.

Gjatë këtij takimi u diskutua gjithashtu edhe për trashëgiminë fetare dhe kulturore të Bashkësisë Islame të Kosovës, si dhe për format dhe mundësitë e ruajtjes së saj.

Nga ana e tij, z. Orav fillimisht e falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe për angazhimin e tij dhe të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës për mbarëvajtjen e jetës fetare në Kosovë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit