-2.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

A lejohen këto për femra?!

Më të lexuarat

HEQJA E VETULLAVE, ZGJATJA E THONJVE DHE LYERJA E TYRE ME MANIKYR

Pyetje: A lejohet heqja e qimeve të tepërta në vetulla, zgjatja e thonjve dhe lyerja e tyre me manikyr, duke pasur parasysh se unë i lyej ato pasi marr abdes dhe i mbaj kështu për 24 orë, pastaj e heq manikyrin me solucione speciale?

Përgjigje:

  1. Heqja apo rrallimi i vetullave nuk është e lejueshme, sepse Profeti (paqja qoftë mbi të) i ka mallkuar ato gra që heqin vetullat e veta apo të të tjerave.
  2. Zgjatja e thonjve është në kundërshtim me sunnetin, sepse Profeti (paqja qoftë mbi të) ka thënë:
    “Pesë gjëra janë prej fitres: bërja synet, heqja e qimeve prej pjesëve të turpshme, shkurtimi i mustaqeve, heqja e qimeve të sqetullave dhe shkurtimi i thonjve.” Mosprerja e thonjve për më tepër se dyzet ditë nuk është e lejuar, sepse Enesi thotë:
    “Profeti (paqja qoftë mbi të) na ka caktuar që të mos e lëmë më shumë se 40 ditë shkurtimin e mustaqeve, prerjen e thonjve dhe heqjen e qimeve nga sqetullat dhe vendet e turpshme.”
    Nga ana tjetër, thonjtë e gjatë janë një nga veçoritë karakteristike të kafshëve, si edhe të disa jobesimtarëve.
  3. Lyerja e thonjve: E mira është që të lihet kjo gjë. Gjatë abdesit, manikyri duhet të hiqet, sepse pengon depërtimin e ujit deri te thonjtë.

Shejh Bin Bazi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit