-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

A bëhet hatme pa ndjekur radhën e sureve në Kuran?

Më të lexuarat

Pyetje: A lejohet dhe a quhet hatme, nëse e lexoj Kuranin me sure të ndryshme pa ndjekur radhën e tyre?

Përgjigje: Po, lejohet të këndohet Kurani në atë formë dhe mund të bëhet hatme, duke i kënduar të gjitha suret, edhe pse jo sipas radhës së tyre, por më e mira është të ndiqet renditja, sepse ajo renditje e sureve na është trashëguar ashtu brez pas brezi dhe në atë formë dhe renditje është kënduar dhe mësuar Kurani ndër shekuj. Imam Ibn Haxher el-Askalani në librin e tij “Fet’h el-Bari” 9/40 përcjell thënien e imam Ibn Bettalit, i cili thotë: “Nuk dimë dikë prej dijetarëve të ketë bërë vaxhib (obligim) këndimin e sureve sipas radhitjes, qoftë gjatë namazit ose jashtë namazit. Andaj lejohet të këndosh –bie fjala- suren el-Kehf para sures el-Bekare, ose suren el-Haxh para sures el-Kehf.” Ndërkohë vetë Profeti (alejhis-salatu ues-selam) ka kënduar në namaz në rekatin e parë suren Nisa dhe në rekatin e dytë suren Ali Imran, siç transmeton Muslimi në Sahihun e tij nr. 772. Pra, nuk e ka ndjekur renditjen siç është sot në Mus’haf, gjë e cila nënkupton, se kjo gjë nuk është e ndaluar, mirëpo siç kanë sqaruar plot prej dijetarëve tonë më e mira është të këndohet sipas renditjes së Mus’hafit.

Komisioni Pyetje & Përgjigjeve pranë LHSH.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit