15 C
Pristina
Thursday, September 19, 2024

Jini ndihmëtarë të Allahut: shembulli i dishepujve të Isait dhe mesazhi për besimtarët

Më të lexuarat

Allahu thotë në Kuran:

يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ كُونُوٓا۟ أَنصَارَ ٱللَّهِ كَمَا قَالَ عِيسَى ٱبْنُ مَرْيَمَ لِلْحَوَارِيِّـۧنَ مَنْ أَنصَارِىٓ إِلَى ٱللَّهِ ۖ قَالَ ٱلْحَوَارِيُّونَ نَحْنُ أَنصَارُ ٱللَّهِ ۖ فَـَٔامَنَت طَّآئِفَةٌ مِّنۢ بَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ وَكَفَرَت طَّآئِفَةٌ ۖ فَأَيَّدْنَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ عَلَىٰ عَدُوِّهِمْ فَأَصْبَحُوا۟ ظَـٰهِرِينَ

O besimtarë, bëhuni ndihmësit e Allahut, ashtu siç u tha dishepujve Isai, i biri i Merjemes: “Kush janë ndihmësit e mi për çështjen e Allahut?” Dishepujt u përgjigjën: “Ne jemi ndihmësit e Allahut!” Kështu, një pjesë nga bijtë e Israilit e besoi, kurse pjesa tjetër e mohoi. Prandaj Ne i forcuam besimtarët kundër armikut të tyre dhe ata dolën ngadhënjimtarë.

As-Saf : 14

“O ju që keni besuar! Bëhuni ndihmëtarë të (rrugës së) Allahut, …” – Jini ndihmues dhe mbështetës së fesë së Allahut, me fjalët dhe me veprat tuaja, duke u përpjekur seriozisht dhe me sinqeritet për të realizuar dhe plotësuar fenë e Tij në veten tuaj, por edhe për përhapjen e saj tek të tjerët. Kjo detyrë kërkon që të pajiseni me dituri, të punoni sipas saj dhe të bëni durim në përhapjen e saj. Ju do të hasni në vështirësi të shumta, që do të kërkojnë edhe të luftoni me armiqtë e kësaj feje, të cilët e pengojnë përhapjen e saj.

Ju do t’ju duhet të sakrifikoni pasurinë dhe jetën tuaj. Do t’ju duhet ta luftoni të kotën me dituri dhe argumente të qarta, por edhe me shpatë, kur e përcakton urtësia e Zotit. Kështu, me dituri dhe fjalë të qarta, do ta ndriçoni të vërtetën për njerëzit, do t’u tregoni kotësinë dhe mashtrimin e të padrejtëve dhe do t’i paralajmëroni për rrezikun e rrugës së humbjes.

Atëherë, të ndihmosh fenë e Allahut do të thotë, së pari, të mësosh e studiosh Librin e Allahut dhe Traditën e Profetit të Allahut, dhe pastaj të nxisësh edhe të tjerët që ta bëjnë një gjë të tillë, duke i urdhëruar për të mira dhe duke i ndaluar nga të këqijat, ashtu siç i ka përcaktuar feja e Zotit. Më pas, Allahu i Madhëruar i nxit besimtarët që të ndjekin shembullin e vëllezërve të tyre të mëparshëm, duke thënë:

“… sikurse Isai, biri i Merjemes, u tha dishepujve: “Kush do të jetë ndihmëtari im në rrugën e Allahut?”” – Isai (a. s. ) i ftoi dishepujt të bëheshin ndihmuesit e tij në rrugën e Zotit dhe ata menjëherë i dhanë besën duke i thënë:

“Dishepujt i thanë: “Ne do të jemi ndihmëtarët e Rrugës së Allahut!” – Kështu, bashkë me dishepujt e tij, Isai (a. s. ) sakrifikoi për të ndihmuar dhe përhapur fenë e Zotit, duke duruar në të gjitha vështirësitë që i dolën.

“Disa prej bijve të Israilit besuan e disa të tjerë kundërshtuan. Ata që besuan, Ne i përkrahëm kundër armiqve të tyre dhe ata fituan. ” – Si rezultat i përpjekjeve dhe thirrjes së Isait dhe dishepujve të tij, besuan disa prej bijve të Israilit, por pjesa tjetër refuzuan t’i përgjigjeshin ftesës së tij. Atëherë, besimtarët e sinqertë luftuan kundër mohuesve dhe Zoti u dha fitoren.

Kështu, edhe ju, o populli i Muhamedit, bëhuni ndihmues të fesë së Allahut dhe ftues të njerëzve në rrugën e drejtë, që Allahu i Madhëruar t’ju ndihmojë dhe forcojë këmbët tuaja, ashtu sikurse veproi me besimtarët e sinqertë para jush. Kjo është rruga e fitores mbi armikun tuaj. Këtu mbyllet tefsiri i sures Saff, dhe për këtë falënderimi i takon vetëm Allahut të Madhëruar!

[ Tefsiri i Sadit ]

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit