5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Cili është kuptimi i këtij simboli dhe a lejohen të mbahet në bizhuteri?

Më të lexuarat

Pyetja: Desha të pyes për këtë simbol ♾: a lejohet të mbahet në bizhuteri?

Përgjigja:

Falënderimi i takon Allahut.
Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të dërguarin e Tij.

– Përsa i perket kuptimit të këtij simboli:
“Ky simbol quhet (uroborus) “pafundësia” dhe përfaqëson kafshën e dragoit ndonjëherë, dhe ndonjëherë gjarprin duke ngrënë bishtin e tij në një cikël të përjetshëm të ripërtëritjes së jetës që pasi të vdesë, ai kthehet përsëri në jetë.
Ky simboli ishte në formë rrethore, pastaj evoluoi në formën e një 8, dhe më shpesh në kohën e tanishme është në këtë formë.
Sa për praninë e tij në matematikë, John Wallis, e futi këtë simbol në matematikë rreth vitit 1655, kështu që u bë pafundësia në llogaritjet matematikore.

– Ndërsa sa i përket gjykimit për mbajtjen e tij si bizhunteri, është më mirë të mos përdoret në bizhuteri, sepse ajo ende përfaqëson doktrinën e pafundësisë, e cila mohon besimin e jetës së përtejme.

– Duke shtuar se parimi themelor në lidhje me veshjen e bizhuterive për gratë është lejueshmëria, por duhet t’i kushtohet vëmendje se nëse këto bizhuteri simbolizojnë një besim pagan ose një parim të një feje ose filozofie që bien në kundërshtim me besimin Islam, atëherë mbajtja e tyre konsiderohet si imitim i tyre në atë që është një nga karakteristikat e tyre, edhe nëse personi që i vesh nuk beson në vërtetësinë dhe vlefshmërinë e besimit të tyre.

Allahu e di më së miri!.

Përgjigje nga Adelina Kuçana

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit