Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i informoi kolegët e tij për, siç tha ai, “faktin që si presidentja ashtu edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut shkelin drejtpërdrejt Marrëveshjen e Prespës”.
Gjatë mbledhjes së djeshme të Këshillit Evropian, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i informoi kolegët e tij për, siç tha ai, “faktin që si presidenti ashtu edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut shkelin drejtpërdrejt Marrëveshjen e Prespës” dhe vuri në dukje se është e nevojshme që të gjithë ta kuptojnë se “respektimi i legjislacionit evropian, padyshim kalon përmes respektimit besnik të marrëveshjeve ndërkombëtare”.
Në konferencën për shtyp në Bruksel pas Samitit të Bashkimit, Mitsotakis, përveç zhvillimeve aktuale evropiane, teksa iu përgjigj pyetjes së një gazetari, foli edhe për marrëdhëniet me vendin tonë.
“Duke qenë se kishte një seksion për çështjet e zgjerimit, unë mora iniciativën dhe i njoftova kolegët e mi në Këshillin Evropian për zhvillimet në Maqedoninë e Veriut, për faktin se edhe presidentja edhe kandidati për kryeministër në fakt po shkelin drejtpërdrejt Marrëveshjen e Prespës, duke e injoruar atë në praktikë erga omnes dhe duke zgjedhur përdorimin e një emri të ndryshëm nga emri i përcaktuar me kushtetutë i vendit për përdorim të brendshëm, i cili është plotësisht në kundërshtim me frymën e Marrëveshjes së Prespës”, tha Mitsotakis./Telegrafi/