3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

A është e lejuar të përdor sigurimin shëndetësor për të marrë syze të diellit dhe t’i shkruaj si syze optike?

Më të lexuarat

Es-selamu alejkum,

Pyetja: Shpresoj që jeni mirë me shëndet. Kam një pyetje që më nevojitet të sqaroj. Unë kam sigurimin shëndetësor që ma paguan 100% punëdhënësi, dhe prej të cilit kam të drejtë të shfrytëzoj brenda vitit deri në një shumë të caktuar për rregullim të dhëmbëve, për medikamente dhe shërbime shëndetësore, si dhe një shumë për syze optike. Zakonisht kalojnë vite dhe nuk është që i shfrytëzoj plotësisht, sidomos shumën (deri në 100 euro) për syze optike pasi nuk mbaj syze. Andaj, desha të pyes a është e lejuar që në vend të syzeve optike të marr syze për diell dhe prej kompanive që i blej, të më përshkruajnë sikur kam marrë syze optike në mënyrë që sigurimi shëndetësor të ma mbulojë këtë shpenzim? Ashtu siç e ceka më lart, ka vite të tëra që nuk e kam shfrytëzuar shumën që ma mbulon sigurimi shëndetësor për syze optike, e në anën tjetër punëdhënësi ma paguan sigurimin çdo muaj në kompaninë e sigurimit. Nëse veproj kështu, a konsiderohet që bëj mashtrim dhe përfitoj në mënyrë haram?

Allahu ju shpërbleftë për punën që bëni.

Përgjigja:

Alejkum selam ve rahmetullah.
Një gjë e tillë nuk lejohet. Dëshmija e rrejshme është një prej gjynaheve të mëdha. I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kujdes! A tju njoftoj për më të madhen e të mëdhave ( gjynaheve)”? E përsëriti tre herë.  Po, si jo o i Dërguari i Allahut, i thanë ata. “ Politeizmi- bërja shok Allahut, dhe prishja e raporteve me prindër, e përderisa ishte i mbështetur u ul dhe tha: “ Vëni re, edhe thënja e rrejshme”, e të cilën vazhdojë ta përsërisë derisa thamë sikur të ndalej.” (Shënon Buhariu nr.5976)
Prandaj, pavarsisht specifikave që përmendët ju këshillojmë të mos veproni diçka që bie ndesh me parimet e  Fesë tonë.

Burimi: pergjigje.net

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit