-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Nëse marr leje nga burri për të shkuar diku dhe pastaj vjehrri bërtet që nuk e kemi pyetur edhe atë, dhe nuk flet as nuk jep selam dhe nëse i shërben nuk pranon prej teje. Çfarë të veproj një motër në rast të tillë?

Më të lexuarat

Përgjigjja: Sidoqoftë, ti duhet t’i bindesh burrit tënd në çfarëdo që ai të urdhëron apo të ndalon, përderisa nuk është mëkat ndaj Allahut, edhe nëse me këtë nuk pajtohen anëtarët e tjerë të familjes, siç është vjehrri apo vjehrra, madje edhe babai apo nëna. Pra, bindja ndaj burrit është më parësore se ndaj çdokujt tjetër.

Ndërsa, sa i përket rastit që është përmendur në pyetje, ti vazhdo të sillesh me butësi dhe mirësi ndaj vjehrrit, edhe nëse ai vazhdon të të bojkotojë. Kurse,sqarimin e kësaj situate duhet ta marrë përsipër burri, pra që ai të flas me babanë e tij dhe t’ia sqarojë se si qëndron puna.

Hoxhë Lulzim Perçuku

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit