Pyetja:
Qysh kur isha i/e vogël kam bërë namaz po pas disa javësh nuk mundesha të vazhdoj me namaz, të njëtin problem e kam edhe tash. Sa filloj të falem për 2-3 javë shkon shumë mirë kam vullnet për namaz, por pastaj nuk mund të vazhdoj më tutje, pse e kam këtë problem?
Përgjigja:
Nuk ka dyshim se për shejtanin falja e namazit është gjë e vështirë dhe mundohet që njeriun ta pengon maksimalisht nga të praktikuarit e namazit. Në këtë rrafsh do të ishte e logjikshme që një myslimane kur fillon ta falë namazin, në fillimin e saj të gjejë probleme, cytje, pengesa etj., në të praktikuarit e namazit.
Ajo që duhet ta keni parasysh në vazhdimësi është vazhdueshmëria e juaj dhe mos-ndërprerja asnjë moment e namazit dhe në këtë mënyrë do të arrinit ta mundni çdo ligësi dhe të triumfoni me besimin dhe përkushtimin tuaj ndaj Allahut kundër çdo armiku të Tij.
Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku