11.1 C
Pristina
Friday, May 24, 2024

Trump lavdëron reagimin e policisë ndaj protestës pro-palestineze në Universitetin Columbia

Më të lexuarat

“Policët hynë brenda dhe i dhanë fund. Ata ishin të jashtëzakonshëm. Ata bënë një punë të shkëlqyer. Ne do t’i rikthejmë fuqinë policisë sonë të mrekullueshme”, tha Trump

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump vlerësoi ndërhyrjen e policisë në demonstratat e studentëve në mbështetje të Palestinës në Universitetin Columbia në New York, duke thënë: “Ishte një gjë e bukur për të parë, një nga më të mirat në New York”, transmeton Anadolu.

Në fjalimin e tij zgjedhor në Waukesha, Wisconsin, Trump foli për ndërhyrjen e Departamentit të Policisë së New Yorkut (NYPD) në demonstratat pro-palestineze që vazhdojnë prej dy javësh në Universitetin Columbia dhe kanë frymëzuar universitete të tjera në vend.

Ai pretendon se New Yorku ishte nën rrethim për shkak të protestave në Universitetin Columbia. “Policët hynë brenda dhe i dhanë fund. Ata ishin të jashtëzakonshëm. Ata bënë një punë të shkëlqyer. Ne do t’i rikthejmë fuqinë policisë sonë të mrekullueshme”, tha Trump.

Trump vlerësoi ndërhyrjen e policisë në demonstrata, duke thënë: “Ishte një gjë e bukur për t’u parë, një nga më të mirat në New York”.

Duke argumentuar se presidentja e Universitetit Columbia, Minouche Shafik ka njoftuar me vonesë policinë, Trump pretendoi se Shafik ishte “e dobët dhe frikacake”.

AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit