-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Lëvizja e gishtit tregues në namaz

Më të lexuarat

Es-selamu alejkum!

Unë kam një pyetje në lidhje me uljen e fundit në namaz dhe me lëvizjen e gishtit tregues të dorës së djathtë. A është kjo e detyrueshme dhe çfarë domethënie ka?Paraprakisht faleminderit!

Përgjigje:

Ngritja e gishtit tregues të dorës së djathtë në “ettehijjatu” gjatë shqiptimit të shehadetit nuk është veprim i detyrueshëm, por vetëm i rekomanduar (sunnet). Ka hadithe që tregojnë se Pejgamberi (savs) ka vepruar kështu.

Gishtin tregues duhet ta ngremë kur të themi: “Esh’hedu en la ilahe” – (Dëshmoj se nuk ka zot) për t’u konfirmuar në këtë mënyrë njësia e Zotit (tevhidi), kurse gishtin duhet ta ulim kur të themi: “il-lAllah”, do të thotë, përveç Allahut.

Është e mjaftueshme vetëm një herë ngritja e gishtit tregues. Nuk ka nevojë që kjo të përsëritet. Ngritja e gishtit tregues e simbolizon tevhidin – konfirmimin se vetëm Allahu është Zot.

Përkthim: Miftar Ajdini

Islampress.ch

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit