9.2 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Sqarim me rëndesi në lidhje me iftarin – Nga Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

Më të lexuarat

Sqarim me rëndesi në lidhje me iftarin

  • Mënyra më e mirë e bërjes iftar është me hurme dhe atë me tri kokërrhurme; kjo është më afër traditës së Muhamedit, sal-lallahu alejhi ue selem, pastaj të vazhdojë me disa gllënjka ujë.
  • Nuk vërtetohet nga i Dërguari, sal-lallahu alejhi ue sel-lem, që të ketë ngrenë diçka tjetër para se ta falte namazin e akshamit; por në përgjithësi nuk eshte problem që të hajë atë që do (agjëruesi).
  • Kurse sa i përket duasë e cila është e përhapur në mesin e njerëzve:
    ذهب الظمأ وابتلت العروق وثبت اﻷجر إن شاء الله
    “Kaloi etja, u lagën venat dhe nëse do Allahu u arrit shperblimi”. Nuk preferohet përkufizimi vetëm në këtë lutje, por (preferohet) të thuhen edhe lutje të tjera me të cilat iu drejtohemi Allahut për çështje të kësaj dhe botës tjetër.
  • Gjatë iftarit, nuk vërtetohet ndonjë lutje e caktuar, drejtimi nga kibleja apo ngritje duarsh nga Muhamedi, sal-lallahu alejhi ue selem.

Po të kishte vepruar Muhamedi, sal-lallahu alejhi ue selem, diç të tillë, kjo do të ishte përcjellë deri tek ne, ku dihet fakti se ai agjëronte shpesh.

Mirëpo më e preferuar është që agjeruesi të bëjë lutje fshehurazi.

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

Shpërndaje me të tjerët!

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit