Prishtinë, më 27 shkurt 2024
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e rregullt të saj, të cilën e hapi dhe e kryesoi kryetari i saj, Myftiu Naim ef. Tërnava.
Kjo mbledhje u mbajt në prag të fillimit të muajit Ramazan, dhe si pikë kryesore të rendit të ditës së saj kishte parapërgatitjet për muajin e bekuar Ramazan.
Gjatë kësaj mbledhje po ashtu u shqyrtuan lëndë dhe u morën vendime në bazë të kompetencave të kësaj Kryesie.