0.9 C
Pristina
Friday, November 15, 2024


Një çmim për ish-mikun e Millosheviçit dhe mohuesin e Srebrenicës

Më të lexuarat

Peter Handke sërish në skenë, i vlerësuar tashmë në vendin e tij

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, ka njoftuar në rrjetin social X.com (ish-Tëitter) se kujt i ka dhënë nderimin më të lartë austriak “Medalja e Madhe e Artë e Nderit në Shirit”.

Në mesin e tre fituesve të çmimit shtetëror ishte ish-miku i Millosheviçit dhe njëherësh mohues i gjenocidit të Srebrenicës, shkrimtari Peter Handke.

“Tre fitues të çmimit Nobel – tre modele për shumë breza të ardhshëm.

Medalja e Madhe e Artë e Nderit është çmimi dhe njohja më e lartë e mundshme që vendi ynë mund t’i dhurojë – pikërisht për këtë e meritojnë Eric Kandel, Peter Handke dhe Anton Zeilinger”, thuhet në motivacion.

Shkrimtari kontrovers Peter Handke është më i njohur për pikëpamjet e tij të diskutueshme mbi ngjarjet në ish-Jugosllavi, d.m.th për mohimin e gjenocidit në Srebrenicë dhe thirrjen për mbrojtjen e Slobodan Millosheviçit në Hagë.

Në vitin 2019, për zhgënjimin e shumë njerëzve, ai mori çmimin Nobel për Letërsinë, ku si pasojë një pjesë e publikut u trondit dhe disa laureatë Nobel i kthyen çmimet.

Peter Handke gëzon simpatinë e presidentit serb Aleksandar Vuçiç, politikanit serb Aleksandar Vulin, presidentit të Republika Srpska Milorad Dodik dhe një sërë figurash serbe. /tesheshi.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit