3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Cili është mëkati më i madh në këtë jetë?

Më të lexuarat

Pyetja:

Cili është mëkati më i madh në këtë jetë?

***

Përgjigjja:

Mëkati më i madh në këtë jetë është shirku (bërja shok Allahut në adhurim, krijim etj). Allahu i Madhëruar i tregon fjalët e Llukmanit të urtë, në Kuranin famëlartë ku thotë: “..idhujtaria është padrejtësi më e madhe!” (Llukman: 13)

Allahu i Madhëruar thotë: “S’ka dyshim se Allahu nuk falë (mëkatin) ti përshkruhet Atij shok (idhujtarinë)..” (Nisa: 48)
Allahu thotë: “Thuaju: “Ejani t’ju lexoj çfarë ju ka urdhëruar Allahu: që të mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim)…” (Enam: 151)
Dhe thotë: “…dhe mos vër zot tjetër me Allahun, se do të hidhesh në Xhehenem.”
(Isra: 39)

Mëkatet e tjera nën shirku, janë më të vogla dhe për to shpresohet falje pas pendimit. Menjëherë pas shirku, renditet braktisja e namazit.
Allahu i Madhëruar tregon qartë në librin e tij, ku thotë:
Çka u solli juve në Sekar? “Ata thonë: “Nuk kemi qenë prej atyre që faleshin (që bënin namaz);” (Mudethir: 4243)

Pastaj, vjen vrasja e njeriut pa të drejtë
Edhe ata që pos Allahut, nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që e ka ndaluar Allahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto, ai gjen ndëshkimin.” (Furkan: 74)

Abdullah Ibn Mesudi e pyeti Pejamberin ﷺ: “Cili është gjynahu më i madh?” Pejgamberi ﷺ u përgjigj: “t’i shoqërosh shok Allahut, kur Ai të ka krijuar.” Abdullahu pastaj pyeti: “Pastaj cili?” Pejgamberi ﷺ u përgjigj: “Ta vrasësh fëmijën nga frika e rrizkut.” Abdullahu pastaj pyeti: “Pastaj cili?” Pejgamberi ﷺ u përgjigj: “Të bësh zina me gruan e komshiut.”

Ua rekomandoj për leximin librin “Mëkatet e mëdha” të imam Dhehebiut.

Dr. Shefqet Krasniqi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit