2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

A po rikthehet Islamofobia sot si pas 11 Shatorit?

Më të lexuarat

Pas fillimit të luftës së Izraelit në Gaza, ndjenjat e hapura anti-muslimane janë bërë përsëri kryefjalë e narrativës dominuese. Si dikur pas 11 shatorit, edhe sot mediat perëndimorë e shfrytëzojnë maskën e çlirimit për të çuar përpara agjendat e tyre koloniale. E këtu dehumanizimi ynë është vendimtar në këtë projekt, argumenton autorja.

Kohët e fundit, duket sikur i jemi kthyer Islamofobisë së fillim viteve 2000: ato ditë të errëta të pas 11 shtatorit, ku çdo komedi në televizor përmbante shaka për musliman që vrisnin gra me gurë, që u prisnin kokat jobesimtarëve, apo që hidhnin gjëra në erë.

Një epokë ku rrëfimet për gratë muslimane që nuk flasin dhe për burrat muslimanë si barbarë të egër, nuk merrën vetëm si ungjill, por po shpërndahen në çdo program lajmesh apo drama televizive.

Por nuk është viti 2002, është 2024.

Vetëm gjatë javëve të fundit, Piers Morgan ka pretenduar (me ironi sh. përkthyesit) se gratë perëndimore konvertohen në Islam vetëm se duan të jenë të ‘shtypura’. Bill Maher ka ripostuar një klip të vjetër ku tallet me gratë që kishin veshur nikab gjatë një sfilate modeste. Dhe, së fundi, prezantuesja britanike Julia Hartley-Brewer, e cila akuzoi politikanin e shquar palestinez Mustafa Barghoutin se “mbase nuk ishte mësuar që gratë të flisnin!”, sikur të mos mjaftonte fakti se ajo e bëri të gjithë intervistën duke i bërtitur të ftuarit (një shembull i përsosur i feminizmit të bardhë).

Kur marrim pasur parasysh faktin se Islamofobia është strukturore, pra është e ngulitur në sistemet që diktojnë jetën tonë, e gërshetuar në ligje, e ngulitur zemrat dhe mendjet e atyre që na qeverisin, atëherë nuk është se pasojat e menjëhershme të 11 shtatorit ishin e vetmja kohë kur gjërat u bënë të vështira për muslimanët.

Sigurisht nuk është se Islamofobia thjeshtë ka pushuar së ekzistuari që atëherë. Por nuk mund të mohohet se ajo është shndërruar, duke krijuar metastaza dhe ndoshta edhe është maskuar pak më mirë.

Në ditët e sotme, paragjykimi anti-musliman ka veshur rrobat e anti-terrorizmit.  Ai maskohet pas gjuhës së imigracionit dhe politikës fiskale. Fshihet brenda legjislacionit, kuotave të diversitetit dhe idealeve të së djathtës ekstreme, e cila po bëhen gjithnjë e më shumë pjesë e narrativës dominuese. 

Nuk është rastësi që pikërisht në kohën kur gjenocidi i izraelit mbi Gazën vazhdon të përshkallëzohet në barbarizëm dhe përmasa të mëdha, ne po shohim një regres drejt Islamofobisë flagrante, të paturpshme dhe infantile në kapërcyell të mijëvjeçarit.

Në fakt, këto dy gjëra janë të ndërlidhura fort. Tallja me muslimanët në skenën globale nuk ka për qellim vetëm që që ta bëjë Islamin dhe muslimanizmin diçka për t’u kritikuar e përë t’u vënë në lojë, por synon të na zhveshë tërësisht nga humanizmi e të na shndërrojë në diçka më poshtë se të qenit njeri.

Kjo i shërben një qëllimi të vulosur me gjak: legjitimimin e masakrimit tonë në duart e fortesës së fundit koloniale të Perëndimit – e njohur ndryshe si shteti i Izraelit.

Kur anëtarët e establishmentit, elitat dhe mediat përhapin ide të tilla si ato të Hartley-Brewer se gratë muslimane janë të shtypura dhe se burrat muslimanë janë diktatorët e tyre barbarë, kjo krijon një narrativë të llojit “ne përballë atyre” ku muslimanët, arabët apo palestinezët janë gjithmonë në anën e tjetrit.

Ata i shtypin gratë e tyre, kurse ne perëndimorët superiorë jo. Burrat e tyre janë të egër dhe mizogjenë, ndërsa tanët janë të ndritur.

Nëse palestinezi është gjithmonë ‘tjetri’, atëherë izraeliti është de fakto gjithmonë ‘ne’. 

Në këtë dikotomi të keq formuar midis së mirës dhe së keqes, nuk ka rëndësi fakti se Izraeli po kryen gjenocid në Gaza, ku janë vrarë mbi 25,000 njerëz, apo se forcat izraelite pushtuese po mburren me gëzim për kryerjen e krimeve të luftës. 

Nuk ka rëndësi që Izraeli po gjykohet për gjenocid në Hagë teksa shkruaj këtë artikull.

Ndërkohë që muslimanët dehumanizohen dhe paraqiten si përsonazhi i lig i çdo historie, krimet izraelite justifikohen në emër të mbrojtjes së vlerave liberale perëndimore nga arabët, muslimanët dhe palestinezët. Kundër atyre njerëzve të prapambetur me lëkurë të errët që mbështesin terrorizmin, të cilët ua mbyllin gojën grave veta dhe u mësojnë fëmijëve të tyre të urrejnë.

Perspna të tillë si Piers Morgan, Bill Maher dhe Julia Hartley-Brewer janë larg nga të qenit personalitete të padëmshme mediatike që thjeshtë kërkojnë të ngjallin pak polemika. Ata janë pjesë e një ploje më të gjerë, e cila është e strukturuar, sistematike dhe, më e rëndësishmja, është e qëllimshme, e që synon ta bëjë vetë konceptin e të qenit palestinez si diçka që është përtej çdo humanizimi.

Shikoni se si trajtohen të ftuarit palestinezë në emisionet televizive në krahasim me politikanët izraelitë që mbrojnë me guxim gjenocidin pa u sfiduar fare. Shihni se si gazetat flasin për qytetarët izraelitë që janë vrarë brutalisht, ndërsa palestinezët duket se thjesht bien të vdekur në mënyrë misterioze nga duart e një burimi fantazmë të paidentifikuar.

Apo edhe se si të rinjtë izraelitë janë humanizuar për të fituar simpatinë, ndërsa foshnjat palestineze quhen ‘zonja të reja’ ose ‘meshkuj që nuk janë të rritur’ për të parandaluar edhe mundësinë që dikush ta shohë vrasjen e tyre si çnjerëzore.

Ajo që po dëshmojmë nuk është rastësi dhe nuk është diçka që mund ta injorojmë. Pasojat e kësaj retorike po ndihen tashmë nga muslimanët në mbarë botën perëndimore, ku krimet vdekjeprurëse të urrejtjes janë në rritje.

Në agim të të ashtuquajturës Luftë kundër Terrorit në vitet 2000, muslimanët u demonizuan nga media për të justifikuar vdekjen e një milion irakenëve që do të masakroheshin më pas në emër të çlirimit.

Politikanët amerikanë mbanin burkën në Kongres thua se thjeshtë pamja e një gruaje të mbuluar në zemër të demokracisë amerikane do të mjaftonte për të prekur zemrën e çdo liberali të mbushuar me furinë e dëshirës për luftë.

Politikanët perëndimorë folën për armë të paqëna të shkatërrimit në masë në duart e trazuara arabe, për kërcënimin e terrorizmit islamik ndaj lirive tona, për mënyrën se si mund të justifikohej lufta nëse kjo do të thoshte emancipim për gratë e varfëra muslimane.

Komedianet talleshin me veshjet tona, ndërkohë që shtypi na përbuzte e shpifte për ne. Dhe e gjitha ishte krijuar për të na portretizuar në mendjet e publikut si dëme anësore të merituara, si diçka që nuk meriton zemërim apo simpati.

Është e rëndësishme që të mos lejojmë që historia të përsëritet në mënyrë pasive, sidomos kur Izraeli vazhdon të bombardojë pa dallim Gazën.

Ashtu si në vitet 2000, ashtu si dhe tani, ashtu siç do të jetë herës tjetër, udhëheqësit dhe mediat perëndimorë e shfrytëzojnë maskën e çlirimit për të çuar përpara agjendat e tyre koloniale. E këtu dehumanizimi ynë është vendimtar në këtë projekt. 

Qoftë përmes protestave, ankesave tek rregullatorët apo përmes mediave sociale, ne duhet të ngremë zërin për ta ndryshuar atë narrativë dhe për t’i kujtuar botës se janë njerëzit që qëndrojnë pas armëve, ata që hedhin bombat dhe financojnë spastrimin etnik, humanizmi i të cilëve duhet të vihet në dyshim.

Observer.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit