9.2 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

A e dini se Ebu Al-Kasim ez Zauharaui ishte i pari që përshkruajti procesin kardiak të zemrës

Më të lexuarat

A e dini se Ebu Al-Kasim ez Zauharaui i cili ka lindur në qytetin e Al Zahras (Kortoba), ishte i pari që përshkruajti procesin kardiak të zemrës, ishte i zoti i kësaj ideje dhe ai që shpiku mjetet e nevojshme dhe i pari që bëri ndërhyrjet e vështira në çarjen e fytit dhe laringut.
Mjekët para tij, si Ibn Sina dhe al-Razi hezituan në përdorimin e saj për shkak të rrezikshmërisë, por Zehraui shpiku një mekanizëm shumë të saktë për të kuruar bllokimin e vrimës së jashtme të urinës tek fëmijët e porsalindur si dhe për të lehtësuar kalimin e urines. Ai pati sukses edhe në mënyrën e heqjes së gjakut nga zgavra e kraharorit, si dhe nga plagët e ndryshme.
Zahraui konsiderohet gjithashtu i pari që arriti të zbulonte ndalimin e gjakderdhjes gjatë operacionit, duke lidhur arteriet e mëdha ndërkohë që mjekët Europian e provuan këtë mënyrë vetëm 600 vite pas tij.
Është e çuditshme se si vjen dikush dhe pretendon se ky është zbulimi i tij siç ndodhi me kirurgun e perandorit Barry në vitin 1552.
Ai ishte i pari që përdori fijet për të qepur plagët duke e përdorur atë veçanërisht në ndërhyrjet e stomakut.
Ai ishte i pari që përdori qepjen e brendshme me anë të dy gjilpërave me një fillë të vendsour brenda tyre duke e bërë atë të parin 800 vite para kirurgut Gjerman Frederik.
Fatkeqësisht kjo meritë sot i është dedikuar padrejtësisht Frederikut dhe kjo kosiderohet tamam siç është shprehur Sheuki Halil: Kjo është plaçkitje e një të drejte kulturore që i takon Zahrauit sepse ai ishte i pari që i shpiku ato!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit