-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Si të koncentrohemi në namaz kur nuk e kuptojmë se ç farë thuhet në recitimin që e bën imami kur falemi pas tij?

Më të lexuarat

Pyetje: Si të koncentrohemi në namaz kur nuk e kuptojmë se ç farë thuhet në recitimin që e bën imami kur falemi pas tij?

Përgjigje:  Kur imami e reciton suren Fatiha është shumë me rëndësi që të jesh i koncentruar gjatë kësaj sure. Të mësuarit dhe kuptimi i kësaj sure në gjuhën shqipe është  i mundur.  Fokusi të jetë aty të kuptosh se je para Allahut të madhëruar. Të pyesësh veten se para kujt po qëndron, fjalën e kujt po e dëgjon, ti po dëgjon fjalën e Allahut, fjalën më të saktë e më të drejtë, udhëzimin që përmendet aty. Mbaje fokusin te nderi që ta ka dhën Allahu i madhëruar ta dëgjosh fjalën e Tij, peshën e kësaj fjale, rëndësinë e kësaj fjale, te madhëria e Atij që e ka zbrit këtë fjalë, tek morali i Muhamedi alejhi selam. Andaj mundohu që fokusin ta kesh tek Allahu i madhëruar tek fjala e tij, qëndrimi para Tij, qëndrimi para Tij në Ditën e Gjykimit, se ke me dhën llogari, e kur ta mendosh dhënjen llogari në Ditën e Gjykimit, kur ta mendosh çka do të pyetesh e çka do të thuash, veprën që e ke bër, cilësinë e veprës që e ke bër. Mundohu që fokusin ta mbash në këto tema dhe të ndihmojnë që të jesh i koncentruar në namazin tënd.

Hoxhë Enis Rama

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit