3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

A e prish gjumi i lehtë abdesin?

Më të lexuarat

Pyetje: Dua një sqarim rreth prishjes së abdesit, këtu në përgjigje e lexova se prishet abdesi vetem nëse ke bërë gjumë të thellë, ndërsa unë kam dëgjuar në ligjërata dhe kam lexuar se nëse një sekond je në gjumë prishet abdesi, cila është e sakta?

Përgjigje: Ka ndryshim mes gjumit të thellë dhe atij të lehtë.
Gjumi i lehtë është kur njeriu arrin të ndjejë dhe nuk e ka humbur ndjesinë nuk e prish abdesin, sepse në këtë rast njeriu e kontrollon veten e tij nese e ka prishur apo jo. Është trasmetuar se Profeti(salallahu alejhi ue selem) e vononte ndonjëherë faljen e namazit dhe sahabët i kaplonte gjumi duke pritur namazin në xhami, pastaj faleshin dhe nuk merrnin abdes.
Kjo sepse ata bënin gjumë të lehtë në të cilin e ndjenin veten nëse do të prishet abdesi.
Ndërsa në gjumin e thëllë njeriu e humb ndjesinë dhe ky gjumë i thellë e prish abdesin.

Adelina Kuçana

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit