-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Si përkufizohet dashuria në këndvështrimin e islamit?!

Më të lexuarat

Dashuria në këndvështrimin e islamit

▪️Duke parë në rregullat e permendura në ajetet kuranore dhe në fjalët profetike shohim se lidhjet me femrat në islam janë ndërtuar mbi bazën: pëlqe, martohu pastaj duaj ose dashuro! Që do të thotë: zgjidhe atë që të pëlqen, pastaj lidhu me të në martesë dhe pastaj duaje atë.
▪️Kurse lidhjet me femrat në një shoqëri joislame janë të ndërtuara mbi bazën pëlqe, dashuro pastaj martohu! Që do të thotë: zgjidh atë që të pëlqen, pastaj dashuroje atë dhe së fundi martohu me të!
▪️Në shoqëritë islame dashuria lind pas lidhjes së martesës duke mbuluar kështu edhe instinktin edhe qëllimin e jetës. Ajo në islam ndërtohet mbi baza të qëndrueshme dhe ruan të drejtat e palëve.
▪️Ndërsa në shoqëritë joislame dashuria lind para martese madje ata nuk quajnë dashuri veçse dashurinë paramartesore, asaj i thurin lavde dhe asaj i këndojnë, kurse dashurinë bashkëshortore e konsiderojnë dashuri të llojit tjetër.
▪️Dashuria paramartesore më shumë i shërben anës së epshit dhe fryrjes së tij sesa martesës dhe qëllimit të jetës sepse në emër të saj është përhapur shthurja dhe marrëdhëniet e jashtëligjshme. Ajo duke i shërbyer epshit ka baza të brishta dhe shpesh herë prishet pa shkuar në martesë dhe kur prishet shkelen të drejtat e palëve sepse nuk ka një akt ligjor që ti mbrojë ato përveçse në rastin më të mirë të ndonjë përgjegjësie morale e shumë e shumë dëme të tjera i vijnë shoqërisë prej saj.
▪️Lus Allahun t’i ruaj myslimanët dhe familjet e tyre nga kjo sëmundje shoqërore!

 

Dr. Abdullah Nabolli

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit