1.1 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Pse dita e Xhuma është ditë feste për myslimanët?

Më të lexuarat

Pse dita e Xhuma është ditë feste për myslimanët?

Profeti -alejhi selam ka thënë për ditën e Xhuma:
“Kjo ditë është festë të cilën e ka bërë Allahu për myslimanët. Kush vjen për në Xhuma, të lahet! Nëse ka parfum, të parfumoset! Dhe të përdorë misvakun” E transmeton Ibn Maxhe dhe e saktëson sheikh Albani.
▫️Kështu, ditës së Xhuma i janë dhënë të gjitha karakteristikat që u janë dhënë festave të mëdha, Fitrit dhe Kurbanit si: pastrimi, mbledhja, namazi dhe ligjërata. Madje nuk është lejuar as agjërimi i saj, siç nuk lejohet as agjërimi i dy festave të mëdha.
Profeti -alejhi selam- thotë: “Të mos e agjërojë askush ditën e Xhuma, veçse nëse e shoqëron me një ditë tjetër agjërimi ose para saj, ose pas saj!” e transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Fjala festë apo “El-Ijd” në gjuhen arabe, nuk përdoret në fjalët e Profetit -alejhi selam-, veçse për një ditë që ka këto veçori:

▪️Të jetë ditë e zgjedhur nga Allahu i madhëruar, sepse madhërimi (respektimi) i ditëve është e drejtë e krijuesit të tyre.
▫️Allahu i madhëruar thotë në Kuran:
“Zoti yt krijon ç’të dojë dhe zgjedh. Nuk u takon atyre të zgjedhin. I lartmadhëruar është Allahu mbi gjithçka që ia shoqërojnë Atij!” sure El-Kasas:68.

Të jetë ditë me vlerë te Allahu i madhëruar, sepse prej cilësive të Krijuesit të gjithësisë është urtësia.
▫️Allahu i madhëruar kur zgjedh diçka, zgjedh atë që ka vlerë siç ka zgjedhur ditën e Fitrit dhe të Kurbanit. Dita e Fitrit është dita e Çeljes së Madhe pas muajit të agjërimit, ndërsa Dita e Kurbanit është dita e ndjekjes së gjurmëve të Ibrahimit -alejhi selam- në adhurimin e Allahut një, pa i shoqëruar Atij ortakë.

Të jetë ditë në të cilën madhërohet Allahu i lartësuar dhe të shfaqet gëzimi.
Kjo karakteristikë duket qartë te festa e Fitrit dhe e Kurbanit, sepse në to ka, edhe madhërime të Allahut me dhikr dhe namaz, edhe shfaqje gëzimi me zbukurime, ushqime, etj.

Të jetë angazhim që përsëritet.
Kjo sepse me fjalën “El-Ijd” emërtohen ato zakone që përsëriten herë pas here te njerëzit.

Xhumaja i ka të gjitha këto karakteristika dhe prandaj ajo është festa jonë.

Shkëputur nga libri: Xhumaja, festa e myslimanëve.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit